Lexoni: Ja si t’i zbuloni me lehtësi ndjekësit e rremë në Instagram
Nëse po kërkoni ndihmë të hiqni disa persona nga lista, Instagram mund t’ju ndihmojë.
Një postim në Twitter i kohëve të fundit nga studiuesja Jane Manchung Wong, zbuloi se Instagram po teston një veçori të re që do t’i ndihmojë përdoruesit ta kenë më të lehtë të zgjedhin kë të mos ndjekin.
Kjo bazohet në llogaritë me të cilat bashkëveproni më pak dhe gjithashtu në llogari që nuk shfaqen aq shpesh në ndërfaqen kryesore, në 90 ditët e fundit.
Lexoni: Gjeni hashtag-et më të popullarizuara në Instagram pa pagesë
Ndërfaqja e Instagram aktualisht bazohet në një algoritëm ku tregon në krye llogaritë me të cilat ndërveproni më shpesh me to.
Ky shërbim supozon se këto janë llogari që ju pëlqejnë më së shumti t’i shihni.
Ndërsa mund të mos jetë e vërtetë që nuk keni interes për llogaritë e tjera, mund të jetë që ato nuk janë më aq të rëndësishme për ju, si më parë dhe se ndoshta do të ishte koha për t’i hequr ato nëse kërkoni të pastroni listën tuaj të ndjekësve”.
Lexoni: Llogaritë private në Instagram nuk janë aq të sigurta
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.