Coca-Cola cilësohet për të dytin vit radhazi, marka që krijon më shumë ndotje sipas një auditimi global - Business Magazine Albania

Coca-Cola cilësohet për të dytin vit radhazi, marka që krijon më shumë ndotje sipas një auditimi global


Coca-Cola për të dytin vit radhazi është cilësuar si marka që krijon më shumë ndotje në mjedis në një auditim global të kryer nga lëvizja globale Break Free From Plastic. Ndërmarrja gjigante e pijeve me gaz ishte përgjegjëse për më shumë mbeturina plastike sesa tre ndotësit kryesorë e tjerë të kombinuar së bashku.

Më shumë se 72,000 vullnetarë vërshuan në plazhe, përgjatë rrugëve ujore dhe pranë zyrave e shtëpive të tyre duke mbledhur shishe plastike, gota, mbështjellëse, çanta dhe copëza të tjera në shtator si qëllim auditimin. Ata zbuluan se plastika përfaqësonte 50 lloje të ndryshme dhe mund të gjurmohej në pothuajse 8,000 marka. Coke ishte përgjegjëse për 11,732 copë mbeturina plastike të gjetura në 37 vende në katër kontinente. Pas Coca-Cola, kontribuesit e tjerë më të mëdhenj në ndotjen plastike në auditim ishin Nestle, PepsiCo, Mondelez International, etj. Më shumë se gjysma e plastikës ishte gërryer deri në atë pikë sa ishte e pamundur të dallohej se kush e kishte prodhuar atë.

Lexoni: “Përshëndetje vdekje” – Coca-Cola gabon me sloganin në Zelandën e Re

Coke ishte burimi kryesor i plastikës në Afrikë dhe Europë dhe burimi i dytë më i madh në Azi dhe Amerikën e Jugut. Në Amerikën e Veriut, kompania përgjegjëse për shumicën e plastikës së gjetur ishte Nestle, e ndjekur nga kompania Solo Cup, në pronësi të korporatës Dart Container dhe Starbucks. Coca-Cola u rendit e pesta midis kompanive përgjegjëse për mbeturinat plastike në Amerikën e Veriut.

Coca-Cola iu përgjigj pyetjeve në lidhje me auditimin e markës me një deklaratë me email: “Sa herë që paketimi ynë përfundon në oqeanet tona, ose kudo që nuk duhet, është e papranueshme për ne. Në partneritet me të tjerët, ne jemi duke punuar për të adresuar këtë çështje kritike globale, si për të ndihmuar në shmangien që mbeturinat plastike të hyjnë në oqeanet tona ashtu dhe për të ndihmuar në pastrimin e ndotjes ekzistuese”.

Deklarata e Coke gjithashtu thoshte, “Ne po investojmë në çdo treg për të rritur rikuperimin e shisheve dhe kanaçeve tona dhe kohët e fundit kemi njoftuar lançimin në Vietnam të një organizate të mbështetur nga industria e riciklimit të paketimeve, si dhe një investim me 19 milionë dollarë në Filipine në një strukturë të re të riciklimit të paketimeve të ushqimeve. Ne gjithashtu po investojmë për të përshpejtuar risitë kryesore që do të ndihmojnë në zvogëlimin e mbeturinave, përfshirë teknologjitë e reja të riciklimit të përmirësuar që na lejojnë të riciklojmë plastikën PET me cilësi të dobët, shpesh të destinuar për djegie ose deponi, përsëri në materialin e paketimit të ushqimit me cilësi të lartë”.

Cilësimi i Coca-Cola si kontribuesi kryesor global i mbeturinave plastike për dy vjet rresht shkon në kundërshtim me imazhin publik të kuruar me kujdes të kompanisë si një lider mjedisor. Në fillim të këtij muaji, Coke prezantoi një shishe plastike me material të riciklueshëm dhe vitin e kaluar kompania u zotua të mbledhë dhe riciklojë “ekuivalentin e çdo shishe ose kanaçe që shet globalisht”.

Së bashku me gjurmët e jashtëzakonshme të mbeturinave, provat e tjera të fundit minojnë imazhin e gjelbër të Coca-Cola. Ndërkohë, ambientalistët europianë të lidhur ngushtë me avokatët që kanë kryer auditimin global të markës thonë se kompania ka qenë duke u përpjekur të luftojë ndotjen plastike.

Lexoni: Coca-Cola në bisedime për të prodhuar pije me marihuanë

Qindra qytete kohët e fundit janë përkushtuar të bëhen qytete “me mbetje zero”. “Ne kemi krijuar një masterplan shumë të detajuar, i cili shikon pamjen e plotë se çfarë ka nevojë një bashki për të zvogëluar mbeturinat e tyre,” thotë Alexandra Aubertin, themeluese e Zero Waste Montenegro dhe anëtare e bordit të Zero Waste Europe. “Ne shikojmë gjithçka që është bërë në një qytet, por gjithashtu shohim një nivel lokal se si mund të shfrytëzohen gjërat.”

Lëvizja “zero mbeturina” përqëndrohet në një hierarki që vendos zvogëlimin dhe konservimin e plastikës dhe materialeve të tjera sipër riciklimit dhe thekson zvogëlimin e mbeturinave në burimin e saj.

/theintercept

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0