Aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri ditën e Shtunë me datë 30 Mars. Mbyllja e aplikimeve do t’i hapë rrugë mbledhjes së jurisë së pavarurur të Albanian ICT Awards deri në shpalljen e fituesve në mbrëmjen gala, e cila do të organizohet si çdo vit në fund të muajit Prill.
Lexoni: ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore
Çdo shtetas shqiptar, pa dallim gjeografik, i cili ka qenë bartës i së paku një projekti të suksesshëm përgjatë vitit kalendarik 2018 mund të jetë kandidat. Kriter për t’u konsideruar kandidat i suksesshëm apo i nominuar, mund të jetë çdokush që përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur, për përfituesit e targetuar. Mund të jetë çdokush që demonstron zhvillimin e një teknologjie të re, apo përdorimin e një teknologjie ekzistuese me metoda të reja.
Krahas shtatë kategorive tradicionale, ky edicion vjen me surpriza të reja sa i përket ndarjes së çmimeve risi:
ICT Inovacioni i Vitit
Shpërblen programuesit, zhvilluesit, ose ekipet, të cilat zhvillojnë program, aplikacion, bëjnë modernizim ose çfarëdo lloji të teknologjisë ose inovacionit në fushën e ICT-së, qoftë desktop, web, cloud-based, etj.
Koncepti i “inovacionit” është i adaptueshëm për çdo aplikacion, i cili sjell një zgjidhje e cila mund të llogaritet si diçka e re në tregun Shqiptar, zgjidhje e cila ndihmon në avancimin e mirëqenies së komunitetit.
Mobiliteti i vitit
Shpërblen çdo projekt, individ ose aktivitet në fushën e ICT-së, i cili në mënyrë të suksesshme ka arritur të zhvillojë projekt apo zgjidhje me të gjitha funksionet e termit “mobilitet”, duke përfshirë aplikacionet mobile, Wi-Fi, LTE, zgjidhje bankingu, ose ndonjë tjetër zgjidhje, e cila mbështet çdo industri ose entitet privat ose publik.
Diploma e vitit
Shpërblen studentët duke studiuar në fushën e informatikës, shkencave kompjuterike, ose fushave derivate, të cilët në mënyrë të suksesshme kanë finalizuar projektin e tyre; projekt profesional i studimeve Themelore (ose Bachelor) ose të Magjistraturës (ose Master), në institucione publike ose private të arsimit të lartë me fokus në fushën e ICT-së.
Ylli në ngritje i vitit
Shpërblen rininë, adoleshentët ose fëmijët, më të rinj se 18 vjeç, të cilët talentin e tyre në fushën e ICT-së dhe aftësitë e tyre të veçanta i kanë demonstruar përmes zhvillimit të projekteve specifike të suksesshme, qoftë ai një software, zgjidhje ose çfarëdo produkti i TIK (web, mobile, desktop, cloud, komunikim, hardware).
Gruaja në ICT
Shpërblen të gjitha femrat shqiptare për arritjet, përmbushjet e tyre individuale, ose përfaqësim në ekipe të ndryshme duke ofruar kontributin e tyre të madh dhe të dallueshëm për inkurajim dhe motivim të zhvillimit dhe avancimit të femrës në TIK.
Ky shpërblim synon në rritjen e numrit të femrave të kualifikuara në sferën dixhitale në territoret shqipfolëse dhe mbështet zhdukjen e pabarazive ekzistuese gjinore.
Shërbimi Publik më i mirë i vitit
Shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike.
Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi dhe/apo të cilat kanë ndihmuar qytetarët e saj dhe duke ndikuar kështu direkt në shërbimet e ofruara publike.
Kjo kategori mund të konsiderohet e rëndësisë së lartë, duke ditur ndikimin direkt në rritjen e vetëdijes publike dhe në marrjen e shërbimeve të avancuara publike. Ky shpërblim, për më tepër, ndahet për të çmuar individët inovativë të administratës publike dhe për të inspiruar inovacionin në të ardhmen në këtë sektor jetik.
Siguri Kibernetike
Shpërblen profesionistët e IT-së, ekspertët e rrjetit, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve, të cilët kanë arritur të japin kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve ose bëjnë mbrojtjen nga sulmet kibernetike, përmes identifikimit të dobësive dhe zgjidhjes së tyre, por edhe zhvillimit të mekanizmave për identifikim – lajmërim – zgjidhje dhe trajtim të dobësive të sigurisë në Web, Aplikacione apo Sisteme Informative ose Software.
Lexoni: Hapet edicioni i shtatë i ICT Awards, me panelin e përbërë nga fëmijë
Juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga personalitetet më të shquara të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni, e cila funksionon në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat e dhe kriteret e vlerësimit të vendosura me profesionalizëm të lartë kanë në fokus vlerat më të spikatura të sektorit të IT-së, komunikimit, biznesit dhe të shoqërisë.
Afati i fundit për aplikim është data 30 Mars 2019, Ora 23:59.
Për të aplikuar klikoni në linkun: https://ictawards.org/2018/cmimet/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.