Apple ka nevojë për një strategji të re shitje, sipas analistëve - Business Magazine Albania

Apple ka nevojë për një strategji të re shitje, sipas analistëve

~5 minuta lexim


Apple store në udhëkryq…

Drejtori i përgjithshëm i Apple po largohet dhe kjo po ndikon negativisht në shitjen e produktit të saj kryesor, iPhone. Ky lajm jo i mirë për Apple po i jep mundësinë Apple Store të marrë rolin kryesor në kompani. Apple ka ndërtuar dyqanet e saj në formën e një ekspozite për produktet e saj më të fundit, ku konsumatorët mund të testojnë çdo pajisje të saj. Në tremujorin e fundit shitjet e iPhone shënuan rënie me 15%. Mesa duket njerëzit nuk po blejnë më pajisje të reja të Apple, pasi po mbajnë pajisjet e tyre të vjetra.

Lexoni: Çfarë do të sjellë ndryshe Apple në linjën e re të iPhone?

Kreu i shitjeve me pakicë Angela Ahrendts njoftoi të martën se ajo do të largohet nga kompania. Tani Apple duhet të mendojë se si do të funksionojnë 500 dyqanet e saj të shitjes me pakicë në treg për ditët që do të vijnë. Analisti Danjel Ives shprehet se, dyqanet e Apple duhet të sjellin ndryshim me qëllim rikuperimin e humbjeve të viteve të fundit.

Varësia nga iPhone

Analisti Ives shprehet gjithashtu se pavarësisht se Apple nuk ka dëshirë ta bëjë publike, të ardhurat e kompanisë përbëjnë rreth 25% të të ardhurave vjetore prej 265 miliardë dollarësh të kompanisë. Apple Store mbetet suksesi më i madh i kompanisë që sjell më shumë të ardhura për shitësit se çdo kompani tjetër. Por, Apple Store varet shumë nga lançimet e produkteve, veçanërisht iPhone, për të tërhequr klientët, thonë analistët.

“Dyqanet e Apple punojnë vetëm kur kanë kërkesa të larta, produkte që tërheqin,” – shprehet Jason Goldberg, kreu i tregtisë në agjencinë dixhitale SapientRazorfish.

Ahrendts u përqëndrua që Apple të shtrihet në qytete si Dubai dhe Bankok dhe hapi dyqane në destinacione të profilit të lartë, si në Champs-Élysées në Paris.

Por sipas Sucharita Kodali, analiste në Forrester mesa duket Apple nuk ka asnjë ndryshim nga dyqanet e tjera.

Ahrendts, që erdhi nga Burberry, u përpoq të nxjerrë në pah statusin luksoz të Apple me dyqanet. Përvoja e konsumatorëve në dyqane ka mbetur e njëjtë, pavarësisht ndryshimeve të bëra.

Lexoni: Dorëzohet Apple: “Çmimet tona ndërkombëtare janë qesharake”

Pasardhësi i Ahrendts, Deirdre O’Brien, do të ketë një mundësi për të transformuar dyqanet për epokën tjetër të Apple. O’Brien do të fokusohet në përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve në dyqane, tha Goldberg.

Në qoftë se Apple Store e së ardhmes fokusohet në shërbimin ndaj klientit, përvoja e menaxhimit të njerëzve mund të jetë pikërisht ajo që ky dyqan ka nevojë për të patur sukses. Apple ka nevojë për një strategji të shitjes me pakicë që përdor dyqanet për të shfaqur të ardhmen e kompanisë.

Lexoni: A janë çmimet e larta të Apple një lakmi e pastër?

Kjo do të thotë që të shfaqen më pak iPhone dhe iPad dhe të tregohet më shumë përmbajtje origjinale. Apple po planifikon shërbimin e vet të transmetimit për të rivalizuar Netflix dhe pritet të nisë këtë vit. Kompania planifikon të kompensojë ngadalësimin e shitjeve të pajisjeve duke shitur shërbime dhe përmbajtje për klientët e iPhone.

Në plan i ri dhe një ekzekutiv i ri mund ta transformojnë Apple Store në një të ardhme ku shitjet e iPhone nuk janë katalizatori kryesor që nxit njerëzit të vizitojnë dyqanet, por shërbimi i iPhone dhe përmbajtja video janë.

burimi: cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0