Çfarë do të sjellë ndryshe Apple në linjën e re të iPhone?
Përditësuar së fundmi: 11/01/2019

Çfarë do të sjellë ndryshe Apple në linjën e re të iPhone?

Share
nga Neada Muçaj
Jan 11, 2019

Mesa duket, iPhone-ët e 2019 do të jenë shumë të ngjashëm me linjën aktuale, me vetëm një ndryshim: Do të kenë më shumë kamera në pjesën e pasme.

Lexoni: Nokia po rikthehet fuqishëm me një super telefon me 5 kamera

Eventi i Apple dhe lançimi i produkteve të reja bëhet gjatë muajit Shtator. Ja çfarë modelesh pritet të prezantohen këtë vit:

  • Një vazhdim i iPhone XR, me një ekran LCD, dhe kamera me lente të dyfishtë në pjesën e pasme, një përmirësim i kamerës aktuale. Çmimi i këtij modeli do të nisë nga 749$.
  • Një vazhdim i iPhone XS me ekranin OLED të cilësisë më të lartë të Apple dhe një kamerë me dy lente në anën e pasme, si modeli i këtij viti. Çmimi i këtij modeli do të nisë nga 999 dollarë.
  • Një vazhdim i iPhone XS Max, por ky do të ketë një kamera të trefishtë. Modeli i këtij viti do të kushtojë 1099$ ose më shumë.

Mendohet se 2020 mund të sjellë ndryshime më të mëdha në formacionin e iPhone. Apple mund të përfshijë iPhone LCD me kosto më të ulët dhe të punojnë vetëm me një linjë, atë OLED edhe pse ende nuk është finalizuar.

Apple ka kaluar një periudhë të vështirë pas lançimit të iPhone XR në vjeshtë.

I pyetur rreth dështimit të shitjeve të iPhone-ëve të fundit Apple CEO Tim Cook tha:  “Më lini t’ju tregoj këndvështrimin tim. E vërteta është se që prej momentit që ne nisëm shitjet e iPhone XR, ai ka qënë iPhone më i shitur çdo ditë. A dua unë të shes sërish? Sigurisht, që po.”

Mbetet për t’u parë nëse lentet shtesë të kamerës mund të rikandidojnë për konsumatorët e Apple dhe t’i bindin ata që të ndërrojnë iPhone-nin e tyre më të vjetër. Krijuesit e telefonave kinezë tashmë kanë prezantuar modele me tre ose më shumë kamera, të cilat ofrojnë përmirësime në rritje të cilësisë së imazhit.

/BusinessInsider