2018 ka të ngjarë të mbahet mend nga ndjekësit e Apple, si viti kur strategjia e rritjes së çmimeve hyri në fuqi. Në Shtator, Apple lançoi iPhone-ët e saj: XR, XS dhe XS Max. IPhone XS mbeti me të njëjtin çmim si iPhone X: 999 dollarë; dhe XS Max solli një çmim të ri të lartë prej 1,099 dollarë vetëm një vit pasi Apple krijoi kategorinë 999 dollarë. Ata vazhdojnë të shtojnë iPhone edhe më të shtrenjtë për të rritur çmimin maksimal, por po rrisin gjithashtu edhe çmimin bazë.
Lexoni: Çfarë do të sjellë ndryshe Apple në linjën e re të iPhone?
Pa asnjë përditësim të iPhone 8 ose 8 Plus, iPhone XR është bërë modeli i ri bazë. Në 2014, iPhone 6 u shit me 649 dollarë; vitin e kaluar, çmimi bazë shkoi në 699 dollarë me iPhone 8; dhe tani iPhone XR përcakton çmimin fillestar në 749 dollarë. Kostoja e hyrjes në botën e smartfonëve të Apple vazhdon të rritet – një prirje kjo në të gjithë produktet e saj.
Vetëm shikoni Macs. Kur Apple rivendosi linjën MacBook Pro në vitin 2016, çmimi bazë i modelit 13″ shkoi nga 200 dollarë në 1,499 dollarë, por për të marrë Touchbar – një veçori që ka provuar të jetë në thelb i padobishëm – konsumatorët duhej të jepnin një minimum prej 1,799 dollarësh. Për ekran më të madh 15″ kushton 2,399 dollarë.
Çmimi vazhdimisht i lartë i MacBook 12″- fillon në 1,299 dollarë – ishte një pengesë që i bëri konsumatorët të blejnë MacBook Air. Çmimi i Air nga 999 dollarë në 1,199 dollarë, shtoi tastierën që të gjithë janë ankuar dhe i kanë hequr portat USB-A për portat USB-C që e kanë kthyer linjën MacBook në ferr. Po në të njëjtën ditë Mac mini nga 499 dollarë shkoi në 799 dollarë.
Por mos u shqetësoni, Tim Cook nuk harroi as iPad Pro. Dizajni i saj i përditësuar është me të vërtetë i këndshëm – por ju do të paguani për të. IPad Pro më i lirë tani është 799 dollarë nga 649 dollarë dhe aksesorët e saj u rritën gjithashtu: Matita Apple është 30 dollarë më e shtrenjtë në 129 dollarë dhe tastiera e zgjuar nga 20 dollarë shkoi në 179 dollarë. Dhe me të gjitha këto rritje të çmimeve ka ardhur në rritje kostoja e riparimit dhe në disa raste, çmime më të larta të AppleCare.
Lexoni: iPhone i Apple ka humbur magjinë e tij
Nëse kjo nuk është lakmi e pastër nuk e di se çfarë është tjetër. Apple e di se sa të lidhur janë në ekosistemin e saj klientët e saj dhe po e shfrytëzon këtë fakt duke rritur çmimet. Produktet kanë disa veçori të reja, por jo të mjaftueshme për të justifikuar të gjitha këto rritje çmimesh. Apple mund të përdorë arsyetimin e inovacionit, por çmimet e saj më të larta janë më shumë për ndërtimin në margjina më të mëdha të fitimit për t’i mbajtur investuesit e saj të lumtur.
Shitja e iPhone pësoi një ulje katrastrofike dhe në përgjigje të kësaj Apple e shtoi nivelin e telefonit premium prej 1,000 dollarëve dhe nisi të rriste në mënyrë më agresive çmimin bazë të iPhone. Si rezultat, çmimi mesatar i shitjes së një iPhone u rrit mbi 700 dollarë në tremujorin e parë të vitit 2018, qëndroi atje në tremujorët e dytë dhe të tretë dhe goditi 793 dollarë në tremujorin e katërt.
Apple njoftoi rezultatet e saj në tremujorin e katërt më 1 Nëntor dhe megjithëse rritja e shitjeve të iPhone ishte neutrale dhe shitjet e iPhone XS dhe XS Max ishin nën pritshmëritë, ajo ende raportoi rritje të të ardhurave prej 29% në sajë të çmimeve më të larta. Kjo është strategjia e re e Apple: rritja e shitjeve mund të jetë zhgënjyese, por duke rritur çmimet vazhdimisht, ata mund t’i mbajnë aksionarët të lumtur – dhe po funksionon. Në të ardhmen, Apple nuk do të ndajë as numrat e shitjeve të njësisë për iPhone, Mac apo iPad, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për analistët që të llogarisin çmimin mesatar të shitjes.
Lexoni: Betejë reklamash për Krishtlindje: ‘Home Alone’ e Google kundër ‘Share Your Gifts’ e Apple
Apple do të vazhdojë të rrisë çmimet derisa të shohë nevojën për të ndaluar ndoshta, por kjo mesa duket nuk po ndodh akoma. Linja e prodhimit është gjithnjë e më shumë një rrëmujë, sepse fitimet janë vënë përpara produkteve, por kjo nuk ka rëndësi për sa kohë që investitorët vazhdojnë të shohin rritjen e të ardhurave, rritjen e fitimit dhe më shumë para në xhepat e tyre.
Është lakmi e pastër dhe kjo është ajo që Apple e Tim Cook dinë të bëjnë.
burimi: Medium
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.