Dy modelet e Printerave Brother, idealë për zyrën tuaj! - Business Magazine Albania

Dy modelet e Printerave Brother, idealë për zyrën tuaj!

Printera Brother

Në botën e teknologjisë për zyrat, modelet e printerëve Brother MFC-B7800DNYJ1 dhe Brother MFC-B7810DNYJ1 shfaqen si zgjidhje të përsosura për ata që kërkojnë cilësi, shpejtësi dhe funksionalitet të lartë në punën e përditshme. Të dizajnuara për të përmbushur nevojat e ambienteve të zyrave, këta printerë janë kombinimi ideal i cilësisë së shtypjes, kostos së ulët të mirëmbajtjes dhe shërbimit gjithëpërfshirës për produktivitet maksimal. Më poshtë, ju prezantojmë veçoritë kryesore të secilit model.

Brother MFC-B7800DNYJ1

Brother MFC-B7800DNYJ1 është një printer multi-funksional, që mund të përmbushë kërkesat e një zyre të ngarkuar. Me aftësi për të printuar, skanuar, kopjuar dhe faksuar. Ky model ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për nevojat e përditshme të dokumenteve. Disa nga veçoritë kryesore përfshijnë:

– Lazer bardh e zi 4-në-1: një zgjedhje e shkëlqyer për vëllim më të lartë printimi, toner origjinal me kapacitet deri në 2000 faqe.

-Furnizues automatik i dokumenteve (ADF): me kapacitet 50 fletë.

-Printim me cilësi të lartë: Me një rezolucion të lartë të printimit në 1200 x 1200 dpi, ky printer siguron rezultate të qarta dhe profesionale.

Printim Automatik Duplex: Redukton përdorimin e letrës dhe kursen kohë me printimin automatik në të dyja anët e faqes.

-Shpejtësia: Ka një shpejtësi printimi që i përmbush kërkesat për produktivitet të lartë në zyrat moderne, duke printuar deri në 34 faqe në minutë.

-Kapacitet i Lartë i Letrës: Mund të trajtojë një sasi të madhe dokumentesh deri në 250 fletë, pa pasur nevojë për rimbushje të shpeshtë, duke përmirësuar kështu efikasitetin e punës.

– Teknologji efiçente për të ulur konsumin e energjisë dhe për të kursyer kostot operative.

Brother MFC-B7810DNYJ1

Brother MFC-B7810DNYJ1 është një tjetër printer multi-funksional i fuqishëm, i krijuar për të përmbushur kërkesat edhe më të larta të shtypjes. Ai ndan shumë veçori të ngjashme me modelin B7800, por përmban disa përmirësime të cilat e bëjnë të përshtatshëm për përdorim më intensiv sim ë poshtë.

-Lidhje me Wireless: Mundësi për të printuar nga çdo pajisje e lidhur me rrjetin Wi-Fi, duke përfshirë laptopë, telefona dhe tableta.

-Printim Automatik Duplex: Redukton përdorimin e letrës dhe kursen kohë me printimin automatik në të dyja anët e faqes.

– Mbështetje për Aplikacione të Printimit: Përputhshmëri me Brother iPrint&Scan, Google Cloud Print dhe AirPrint për lehtësi maksimale.

– Dizajn Kompakt dhe Modern: I përshtatshëm për hapësira të vogla, pa kompromentuar kapacitetin ose funksionalitetin.

Pse të Zgjidhni Brother?

Të dy modelet janë krijuar për të siguruar një përvojë të thjeshtë dhe të përshtatshme. Cilësia dhe qëndrueshmëria e Brother janë të njohura ndërkombëtarisht, duke e bërë këtë markë një nga zgjedhjet më të besueshme për pajisje zyre.

Krahasim Përmbledhës i Modeleve:

Veçori MFC-B7800DN MFC-B7810DW
Shpejtësia e Printimit 34 ppm 34 ppm
Lidhje Ethernet Ethernet + Wireless
Printim i Dyanshëm Po Po
Kapacitet Letre 250 fletë 250 fletë
ADF 50 fletë 50 fletë
Toner Origjinal 2000 fletë 2000 fletë
Rezolucion Printimi 1200 x 1200 dpi 1200 x 1200 dpi

Përfitimet

Si Brother MFC-B7800DNYJ1 ashtu edhe Brother MFC-B7810DNYJ1 janë printerë të shkëlqyer për bizneset që kërkojnë pajisje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse për zyrën e tyre. Këta printerë ofrojnë funksionalitet të avancuar dhe janë të dizajnuar për të përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e shtypjes në zyrat e çdo madhësie. Me funksionalitete si printim, kopjim, skanim dhe faksim, të dy modelet janë investime të zgjuara për çdo biznes që kërkon cilësi të qëndrueshme dhe performancë të lartë.

Ku mund t’i gjeni?

Këta printerë Brother janë të disponueshëm tek Albamedia, distributori zyrtar i Brother, si dhe tek të gjithë partnerët e autorizuar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0