iPhone i Apple ka humbur magjinë e tij

iPhone i Apple ka humbur magjinë e tij

~4 minuta lexim


Thuajse 12 vjet më parë, Steve Jobs u ngjit në skenën e MacWorld dhe zbuloi iPhone, si një produkt revolucionar dhe magjik. Suksesi i tij i jashtëzakonshëm e vërtetoi këtë.

IPhone mbijetoi dhe lulëzoi pavarësisht krizave financiare të vitit 2008 dhe një listë e gjatë me smartphone më të lirë dhe imitime, rrjedhimisht e ndihmoi Apple të bëhet kompania më me vlerë në botë.

Por sot, duket se iPhone ka humbur magjinë e tij.

CEO Tim Cook i paralajmëroi investitorët me një letër se kompania pret shitje më të pakta për periudhën e pushimeve për shkak të shitjeve të ulëta të iPhone. Cook tha se rënia fillimisht erdhi nga Kina, e cila po përballet me një ekonomi të paqëndrueshme dhe në një luftë tregtare të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara. Por analistët e kanë analizuar më herët problemin e iPhone.

Një e treta e problemit vjen nga vendimet e Apple për të rritur çmimet e të gjithë linjës së iPhone, me modele të shumta të cilat arrijnë vlerën 1,000 $. Për këtë arsye shumë njerëz zgjedhin të mbajnë iPhone-nin e vjetër, dhe nuk blejnë modelet e fundit.

Apple është bërë më i ndjeshëm ndaj trendeve negative makroekonomike të sotme se sa mund të ketë qenë vite më parë. Analistët parashikojnë “dobësi të mëtejshme” ndaj shifrave të shitjeve të Apple në këtë vit të ri fiskal.

Për investitorët, lajmi ishte një zgjim i vrazhdë. Aksionet e Apple ranë 9% gjatë natës, duke e shtyrë vlerën e tregut të kompanisë poshtë Microsoft, Amazon dhe Alphabet.

Në dekadën e rritjes së shpejtë të shitjeve të iPhone, Apple u përpoq t’i bëjë klientët të paguajnë më shumë për çdo pajisje, duke nisur nga 1,000$ për iPhone X në 2017 dhe iPhone-in e ri XS dhe XS Max vitin e kaluar, me kosto 1,449 $.

Megjithatë, iPhone mbetet kryesori i Apple, duke llogaritur për gati 60% të shitjeve totale të Apple në tremujorin e shtatorit. Deri më tani, Apple ende nuk ka gjetur një tjetër produkt revolucionar dhe magjik për ta mbushur këtë rol.

“iPhone është shumë i madh për t’u zëvendësuar nëse linja e këtyre produkteve nuk do të ketë shitje,” tha Chris Caso, analist pranë Raymond James. “Nëse iPhone-ët aktualë nuk shiten, duhet të pyesim çfarë do të ndodhë nëse gjenerata e ardhshme nuk do të sjellë më modele të fuqishme.”

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0