Avinash Ananda, folësi me famë ndërkombëtare, pjesë e Konventës së I-rë të menaxherëve të shitjes - Business Magazine Albania

Avinash Ananda, folësi me famë ndërkombëtare, pjesë e Konventës së I-rë të menaxherëve të shitjes


Kemi nderin dhe kënaqësinë t’iu njoftojmë se në KONVETËN e I-rë TË MENAXHERËVE TË SHITJES, po shtohet edhe trajneri Avinash Ananda me prejardhje nga India, për të qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të shitjes.

Avinash Ananda është një trajner i njohur ndërkombëtar për mjeshtërinë e sjelljes, strateg i lumturisë, mentor i suksesit, konsulent i menaxhimit, autor dhe këshilltar për lidershipin.

Shumica nga ne e kujtojmë që nga eventin “RRUGA DREJT SUKSESIT” të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Vasil Naçi, i cili është në krye të kompanisë prestigjoze Agna Group.

Avinashi njihet si mik, guru dhe trajner i Naçit e po ashtu edhe në Agna Group.

Lexoni: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses  

Avanda ka kontribuar edhe në kompani të tjera shqiptare si Spitali Amerikan, Eagle Mobile, Top Channel, etj.

Misioni i Ananda është të ndihmojë individët dhe organizatat të çojnë veten në arritjen e nivelit më të lartë të suksesit duke përdorur parimet dhe strategjitë e lumturisë. Kjo i mundëson individëve dhe organizatave të lulëzojnë e jo vetëm të mbijetojnë. Kjo rrugë e përmbushjes natyrisht maksimizon produktivitetin, potencialin e optimizuar dhe cilësinë e përmirësuar të jetës. Avinashi është cilësuar nga mediat dhe profesionistët si një ‘Guru i Guruve’.

Qëllimi i konventës po përmbushet çdo ditë e më tepër, qëllimi kryesor është që të jepen sa më shumë vlera e shembuj pjesëmarrësve, që ata mund t’i aplikojnë menjëherë në praktikë.

Lexoni: Organizohet për herë të parë Konventa e Menaxherëve të Shitjes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0