Lexoni: Fakte interesante për sipërmarrësit
Fillimi i biznesit tuaj mund të jetë aventura më e mahnitshme, më e madhe, ë frustruese dhe fitimprurëse e jetës suaj. Këtu janë disa fakte që ndonjëherë janë të vështira për t’u gëlltitur, por që shumica e sipërmarrësve përjetojnë gjatë udhëtimit të tyre të pabesueshëm.
- Ju duhet të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë çdo ditë
- Përpjekja juaj e parë në lançimin e produktit apo shërbimit tuaj ka shumë gjasa të dështojë plotësisht
- Duhet të ‘puthësh’ shumë njerëz që ndoshta dhe nuk i pëlqen
- Që të bëhesh një sipërmarrës kërkon që të bëhesh një dëgjues shumë i mirë – për klientët, punonjësit, investitorët – eh lista është e pafund
- Edhe pse ndoshta nuk doni ta prononi, shumë herë ju duhet të vendosni biznesin tuaj përpara familjes suaj
- Ju kurrë nuk do të punoni 9 me 5, por puna juaj do të jetë më shumë se 16 orë, ditë dhe natë, 7 ditë në javë.
- Mbledhja e parave apo gjetja e klientëve është shumë më e vështirë se sa imagjinohet – ju do të merrni shumë JO
- Ju duhet të mësoni që të rrethoni veten me njerëz mbështetës – jo negativë – dhe në disa raste kjo do të thotë pushimin nga puna e një shoku ose anëtari të familjes
- Ju do të luftoni me mënyrën se si ta mbani produktin apo shërbimin tuaj unik nga ai i konkurrentëve tuaj
- Suksesi apo dështimi i kompanisë suaj do të peshojë rëndë mbi shpatullat tuaja
- “Do të mësoj nga gabimet e mia” bëhet mantra juaj
- Ju jeni në rrezik të vazhdueshëm për t’i humbur të gjitha
- Ka raste kur harroni se kur ka qenë hera e fundit që keni paguar veten tuaj
- Reputacioni juaj është gjithmonë në radhë
- Çdo ditë ka një problem të ri për të zgjidhur
- Çdo ditë ka më shumë vendime për t’u marrë se sa keni kohë për to
- Ju vazhdimisht mendoni për rrjedhën e parave dhe shpresoni që klientët tuaj t’iu paguajnë shpejt
- Ju bëheni stema e të gjitha tregjeve në biznesin tuaj
- Nëse gjërat shkojnë mirë, ju do të vini në një ditë ku do ta kuptoni se nuk mund ta bëni atë të gjithën vete dhe do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa kontrolle
- Një vit më vonë ti e kupton se ke një shans më të mirë për t’u goditur nga ‘rrufeja’ se sa për të arritur suksesin tuaj të ëndërruar për një natë – suksesi do të marrë shumë më tepër se një vit kohë
Lexoni: Sipërmarrësit e rinj: Mbështesin vendin tonë apo vendi i mbështet ata?!
burimi: INC.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.