Fakte interesante për sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Fakte interesante për sipërmarrësit


Unë kam një imazh të ngulitur për mënyrën se si mund të jetë një sipërmarrës. Për shembull ai mund të jetë i ri (duke kujtuar Facebook, Twitter, Google, etj.) ku dita e tij e zakonshme është duke punuar mbi 80 orë në javë dhe duke e zënë gjumi poshtë tavolinës. Për disa gjëra mund të kem të drejtë por për shumicën thjesht po hamendësoj dhe jam totalisht gabim. Kjo tregohet me raportin e bërë nga fondacioni Kuffman për sipërmarrjen. Raporti quhet “Anatomia e një Sipërmarrësi”. Ai bazohet në një studim të bërë me 549 themelues kompanish për industri të ndryshme.

Ja disa nga pikat më interesante të këtij raporti:

1. Mosha mesatare e një themeluesi të një kompania, që nga momenti i krijiimit të kompanisë është afërsisht 40 vjeç.

2. Më pak se 1% e tyre vijnë nga familje ekstremisht të pasura apo ekstremisht të varfëra.

3. 15.2% e sipërmarrësve kanë një vëlla/motër i cili/e cila ka patur një biznes.

4. 69.9 % e të anketuarëve ishin të martuar kur krijuan biznesin e tyre. Ndërsa 5.2% e tyre ishin të divorcuar, të ndarë apo të ve.

5. 59.7% e tyre kishin të paktën një fëmijë kur krijuan biznesin e tyre të parë dhe 43.5% kishin dy apo më shumë fëmijë.

6. 74.8% e tyre tregojnë dëshirën e madhe për të ndërtuar mirëqenie e cila është aq e rëndësishme për ta sa të qenurit sipërmarrës.

7. Vetëm 4.5 % thanë se pamundësia për të gjetur punë ka qenë një faktor i rëndësishëm në fillimin e një biznesi.

8. Sipërmarrësit janë më të edukuar se prindërit e tyre.

9. Sipërmarrja jo gjithmonë është në gjak, domëthënë e trashëgueshme. Më shumë se gjysma (51.9 %) e të anketuarëve ishin të parët nga familja e tyre që krijuan një biznes.

10. Pjesa më e madhe e të anketuarëve (75.4%) kishin qenë nënpunës në një kompani tjetër për më shumë se 6 vite para krjimit të komanisë së tyre.

/OnStartups

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0