Si të menaxhoni dikë që ka më shumë eksperiencë se ju? - Business Magazine Albania

Si të menaxhoni dikë që ka më shumë eksperiencë se ju?


Disa të rinj që sapo kishin përfunduar shkollën menduan të ndiqnin ëndrrën e tyre për krijimin e një startup-i dhe për këtë arsye punësuan zëvendës presidentin e tyre të parë të shitjeve. Do të merrnin 2 milionë dollarë fonde, do të punësonin një pjesë të vogël të miqve dhe shokëve të klasës dhe do të merrnin një shtëpi më të madhe. Por ndërkohë që kishin siguruan disa klientë, po përpiqeshin që të integronin një model shitjesh.

Me më shumë se një dekadë përvojë, zëvendës presidenti i tyre do të ishte i pari person profesionist që po punësonin. Ata parashikuan që çdo problem të zgjidhej nga ai. Ishin përgatitur që ai t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve dhe të zgjidhte problemet që ekzistonin.

Lexoni: Çfarë e dallon një menaxher të vërtetë?! Google shpenzoi një dekadë në kërkim e solli 10 kriteret bazë

Ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga gjithçka që do të bënin dhe të ndiqnin çdo udhëzim të tij. Ishin të gatshëm për t’u udhëhequr kudo që ai do t’i çonte.

Në takimin e tyre të parë, ai filloi t’i pyeste për udhëzime – duke përfshirë edhe disa nga pyetjet e njëjta që kishin përgatitur për ta pyetur atë. Ai e bëri të qartë se ishte gati të ndiqte udhëzimet e tyre. Duke mos ditur çfarë të bënin ata vendosën të ishin të sinqertë dhe i thanë se ishte puna e tij të merrej me menaxhimin.

Për nëntë muaj, ai i udhëhoqi me vetëbesim, plan pas plani, dështim pas dështimi dhe themeluesit ndoqën çdo urdhër të tij, verbërisht në çdo gjë që u kërkohej të bënin. Pas nëntë muajsh, ai u largua. Nuk kishin zgjidhur problemin e shitjeve, madje nuk ishin as pranë zgjidhjes, por kishin shpenzuar shumë para dhe shumë kohë.

Çfarë shkoi keq?

Pesë vjet më vonë, mësuan se marrëdhëniet më të mira menaxher-punonjës janë ato që trajtohen si partneritete. Ato në të cilat pikat e forta dhe të dobëta të dy njerëzve plotësojnë njëra-tjetrën.

Kur punësoni dikë për një detyrë të caktuar duhet t’i lini pas pasiguritë për të udhëhequr dhe menaxhuar, vetëm sepse e konsideroni atë si një ekspert. Duhet të kuptoni se ndërsa dikush është një ekspert i diçkaje, ju jeni ekspert i kompanisë dhe produktit tuaj. Ju jeni një ekspert në të gjitha sfidat me të cilat përballeni ndësa përpiqeni të shisni produktin apo shërbimin tuaj.

Mësimet e mësuara

  • Së pari, duhet të jeni i sinqertë me çdo punonjës të ri dhe t’i nxisni punonjësit që kanë më shumë përvojë se ju t’iu japin përgjigje kritike për mënyrën se si e menaxhoni ekipin tuaj.

Lexoni: Softmogul, një platformë jo vetëm për menaxhimin e hoteleve

  • Së dyti, duhet të keni më shumë besim në aspektet e biznesit, sepse më shumë se sa dini ju për të nuk do të dinë të tjerët. Bëni shumë pyetje rreth fushave të biznesit, ku nuk jeni ekspertë dhe përpiquni të keni besim në vendimmarrjet e anëtarëve të ekipit që kanë më shumë njohuri rreth fushave të tyre të ekspertizës.
  • Së treti mos sfidoni ekipin për vendimet që marrin kur kanë më shumë përvojë pasi kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të humbur respektin dhe besimin e tyre. Si dhe kur ju jeni në një fushë në të cilën keni ekspertizën e duhur të bazuar në vitet e drejtimit të biznesit, merrni përgjegjësinë dhe siguroni drejtimin e duhur.

Përpiquni të bëni më të mirën në fushën ku keni ekspertizën dhe të pranoni sugjerimet aty ku nuk keni ekspertizën e mjaftueshme.

burimi: QZ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0