Pse perandoria e kozmetikës e Kylie Jenner mund të përfundojë në një kompani të dështuar? - Business Magazine Albania

Pse perandoria e kozmetikës e Kylie Jenner mund të përfundojë në një kompani të dështuar?


Ja pse perandoria e kozmetikës me vlerë prej 800 milionë dollarësh e Kylie Jenner mund të përfundojë duke vuajtur të njëjtin fat si kompania e dështuar e Martha Stewart.

Në moshën 20-vjeçare, Kylie Jenner është gati të bëhet miliarderja më e re në botë. Kompania kozmetike e saj jashtëzakonisht e suksesshme Kylie Cosmetics, ka kaluar vlerën e shitjeve prej 630 milionë dollarësh që kur u krijua në vitin 2015 dhe tani është me vlerë afër 800 milionë dollarëve.

Lexoni: Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re që po kalon dhe Mark Zuckerberg nga pasuria

Forbes e vlerësoi Jenner si “Mbretëresha e kozmetikës prej 900 milionë dollarësh” në fillim të Korrikut dhe e përshkroi kompaninë e 20-vjeçares si një model biznesi shumë efikas.

Çelësi i suksesit të Kylie Cosmetics?

Strategjia në mediat sociale e implementuar nga Jenner: Me qindra miliona ndjekës në internet, Jenner mund të reklamojë dhe të shesë produktet e saj pa shpenzuar asnjë monedhë.

Por, për Li Jin, një partnere investimi në sipërmarrjen e Silicon Valley, Andreessen Horowitz, mediat sociale të Jenner mund të mos jenë të mjaftueshme për të nxitur markën e saj në një biznes të qëndrueshëm.

Në Twitter, Jin tregon se pavarësisht suksesit të Jenner, perandoria kozmetike e 20-vjeçares mund të jetë e destinuar për errësirë, nëse ajo nuk e zgjeron fokusin e saj.

Sipas Jin, problemi primar i Kylie Cosmetics është se është shumë i fokusuar në figurën e Kylie Jenner.

“Gjëja kryesore që bëjnë produketet e saj është që po i bëjnë konsumatorët të ndihen sikur po arrijnë një pjesë të Kylie,” shkruan Jin.

Nëse Jenner shpreson të mbajë biznesin e saj në një periudhë afatgjatë, Jin sugjeron që nuk duhet të mbështetet shumë tek personazhi i Jenner.

“Për t’u bërë një biznes i qëndrueshëm dhe i pavarur është e nevojshme që të gjitha markat influencuese të shkojnë përtej lidhjes me një person të vetëm dhe të krijojnë një ‘purpose brand’.”

Për shembull, markat e qëndrueshme si Coca-Cola, Starbucks dhe Kleenex kanë krijuar misionin e tyre aq mirë saqë konsumatorët do të paguajnë çdo çmim për prodhimet e tyre. Këto marka nuk janë të lidhura me një individ, ato janë të lidhur me diçka shumë më të madhe: një ide, një emocion apo një mision.A mundet që kompania e Kylie Jenner të ketë të njëjtin fat si Omnimedia e Martha Stewart?

Nëse Jenner nuk e ndryshon fokusin e Kylie Cosmetics përtej personifikimit të personazhit të saj, Jin thotë se mund të pësojë të njëjtin fat si kompania mediatike e Martha Stewart, Living Omnimedia, e cila humbi në mënyrë drastike vlerën e saj, pas ofertës fillestare publike në vitin 1997.

“Në vitet ’90, Stewart e zhvendosi theksin e saj nga librat dhe televizioni për të krijuar një biznes me botimin, transmetimin dhe segmentet e komercializimit, të gjitha të përqendruar rreth personazhit të saj si një perëndeshë shtëpiake,” shkruan Jin. “Vlerësimi i saj arriti në 1.8 miliardë $ pas IPO, por 16 vjet më vonë, ajo vlen vetëm sa një pjesë e vogël e kësaj vlere.”

Ndërkohë që disa mund të besojnë se mediat sociale sigurojnë karburant të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për çdo person, Jin thotë se është e kundërta: Në epokën dixhitale, markat e fokusuara në personifikimin e një personazhi humbasin më shpejt se kurrë më parë.

“Në botën dixhitale të sotme, me ciklet e komplikuara dhe pa përfitimin e kontratave shumëvjeçare të shitjes me pakicë, markat me famë botërore mund të zhduken edhe më shpejt,” shkruan ajo.

Lexoni: Njerëzit janë duke dhuruar para për Kylie Jenner që ajo të bëhet miliarderja më e re në botë

A janë mediat sociale çdo gjë që ju nevojitet për të drejtuar një biznes prej 800 milionë dollarësh nëse jeni një njeri me influencë?

Historia e Forbes tregon se Jenner është pothuajse tërësisht e varur nga mediat e saj sociale, duke ndjekur kështu fitimin: “Në thelb, e gjitha çka Jenner bën është nxitja në mediat e saj sociale,” thotë Forbes. “Pothuajse çdo orë, ajo poston për Instagram dhe Snapchat, duke u përpjekur të bëjë selfie me titra për atë që ka veshur, bën video të produkteve të ardhshme dhe lançon produkte të reja.”

Jin nuk mendon kështu. Pas të gjithave, ajo shkruan, markat e mbështetura tek të famshmit, si Preserve e Blake Lively dhe StyleMint e Mary Kate dhe Ashley Olsens kanë humbur shkëlqimin e tyre brenda disa viteve. Sipërmarrjet e suksesshme si kompania Honest e Jessica Alba dhe Goop e Gwyneth Paltrow e zhvendosën vëmendjen nga themeluesit në një mision që në fillimet e tyre.

Lexoni: Mësime të rëndësishme sipërmarrjeje nga Jessica Alba dhe Sarah Michelle Gellar

Për të krijuar një kompani afatgjatë Kylie Jenner duhet të transferojë fokusin e Kylie Cosmetics në një qëllim të veçantë dhe të orientuar tek një mision.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0