Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re që po kalon dhe Mark Zuckerberg nga pasuria » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 12/07/2018

Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re që po kalon dhe Mark Zuckerberg nga pasuria

Share
nga Anerola Torollari
Kor 12, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kylie Jenner është vetëm 20 vjeç dhe ka hyrë në histori si një nga femrat më të suksesshme dhe më të pasura. Ajo drejton një nga kompanitë më të suksesshme të kozmetikës. Kylie Cosmetics u lançua dy vjet më parë me një “lip kit” 29$ që konsiston në një grup buzëkuqësh dhe ka shitur më shumë se 630 milionë dollarë produkte deri më sot. Forbes e vlerëson kompaninë e saj, e cila ka shtuar edhe produkte të tjera kozmetike në gati 800 milionë dollarë. Jenner zotëron 100% të saj.

Shtojini asaj milionat që fiton nga programet televizive dhe reklamon produkte si këpucët Puma dhe veshje PacSun dhe 60 milionë dollarë në dividentet pas taksave që ajo ka marrë nga kompania e saj dhe mund të thuhet pa frikë se vlera e pasurisë së saj shkon në 900 milionë dollarë, e cila së bashku me moshën e saj e rendit atë të 4-ën femër më të pasur të Amerikës dhe miliarderen më të re në moshë. Por ajo jo vetëm që po bën historinë si femër. Një vit tjetër rritje do ta bëjë atë miliarderen më të re që e ka krijuar vetë pasurinë e saj duke e kaluar dhe Mark Zuckerberg, i cili u bë miliarder në moshën 23 vjeçare.

Në fund të fundit pasuria e familjes Kardashian-Jenner rrjedh nga i njëjti vend, mediat sociale.

Perandoria e saj afër miliardë dollarëshe përbëhet nga vetëm shtatë punonjës me kohë të plotë dhe pesë me orar të pjesshëm. Prodhim dhe paketim? Transferuar te Beauty Seed, një prodhues privat me bazë në Oxnard pranë Kalifornisë. Shitjet dhe realizimi e tyre? Transferuar te Shopify. Financat dhe PR? Nëna e saj Kris. Dhe për shkak të këtyre kostove të vogla dhe të marketingut, fitimet janë të mëdha dhe shkojnë drejtë e në xhepin e Jenner.

Në thelb, ajo që duhet të bëjë Jenner për të përfituar të gjitha këto para është të menaxhojë rrjetet e saj sociale. Pothuajse çdo orë ajo poston në Instagram dhe Snapchat selfie apo video të produkteve që ajo ka përdorur dhe prezanton produkte të reja. Kjo tingëllon e pakuptimtë, por duhet të kuptoni se ajo ka mbi 110 milionë ndjekës në Instagram dhe miliona më shumë në Snapchat. Shumica e tyre janë femra në moshë të re dhe vajza të vogla, një audiencë masive dhe e targetuar, nëse doni të shisni produkte kozmetike. Kjo pa përfshirë 16.4 milionë që ndjekin direkt kompaninë e saj, ose 25.6 milionë që e ndjekin atë në Twitter, ose mediat e rastit nga vëllezërit e motrat dhe miqtë e saj.

Kylie Cosmetics tashmë ka gjeneruar rreth 230 milionë dollarë fitim neto. Dhe me vonë gjatë këtij viti themeluesja e saj ka të ngjarë të marrë një titull që Bill Gates dhe Mark Zuckerberg dikur mbanin si miliarderët më të rinj. Nuk është çudi, kjo është bota në të cilën jetojmë.

/Forbes