Njerëzit janë duke dhuruar para për Kylie Jenner që ajo të bëhet miliarderja më e re në botë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 15/07/2018

Njerëzit janë duke dhuruar para për Kylie Jenner që ajo të bëhet miliarderja më e re në botë

Share
nga Anerola Torollari
Kor 15, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kur Forbes njoftoi këtë javë se Kylie Jenner, sipërmarrja e kompanisë së kozmetikës “Kylie Cosmetics” 20-vjeçarja nga familja Kardashian / Jenner, ishte vetëm 100 milionë dollarë larg duke u bërë miliarderja më e re në botë, fansat e yllit të TV show-t u bashkuan së bashku.

Në Twitter, shumë njerëz komentonin me shaka se ata synonin të ndihmonin në mbledhjen e 100 milionë dollarëve shtesë që do ta bënin Jenner miliarderen më të re në botë.

Tashmë, kjo shaka është duke u realizuar. Një fushatë GoFundMe është krijuar në nder të Jenner nga Josh Ostrovsky, një njeri i famshëm në Instagram me pseudonimin “Jewish Fat”. Deri më tani, janë mbledhur 268 dollarë në emër të saj.

Lexoni: Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re që po kalon dhe Mark Zuckerberg nga pasuria

Përshkrimi i fushatës thotë: “Unë nuk dua të jetoj në një botë ku Kylie Jenner nuk ka një miliardë dollarë. Ne duhet të mbledhim 100 milionë dollarë për ta ndihmuar atë që të arrijë në një miliardë dollarë, ju lutem ta përhapni fjalën, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.”

Ndërsa shumica e njerëzve janë duke dhuruar rreth 5$, një person ka dhënë 100$. Megjithatë, nëse qëllimi i fushatës nuk realizohet, do të thotë që njerëzit nuk do të shpenzojnë paratë për të, ky është vetëm një akt satire në internet.

Kjo nuk është hera e parë që interneti ka grumbulluar para në emër të një personi jashtëzakonisht të pasur. Një fushatë GoFundMe që filloi në Prill mblodhi më shumë se 7,000 dollarë për të blerë një shtrat për Elon Musk pasi CBS raportoi se Musk ishte duke fjetur në dyshemenë e fabrikës Tesla.

burimi: BI