BusinessMag më poshtë ju tregon disa nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit e pasur dhe të famshëm i shmangin në shpenzimin e parave të tyre.
- Makina
Sipas Brian Davis, investitor i pasurive të paluajtshme thotë se njerëzit e suksesshëm kurrë nuk paguajnë çmimin e plotë për makinat.
“Të pasurit e dinë se çdo gjë në jetë është e negociueshme,” tha Davis. “Çdo shërbim, çdo mall, madje edhe shumë produkte fizike. Dhe truku për negociata është gjetja e gjërave të tjera që kërkon pala e shitjes, përveç parave.”
“Një blerës i mirë mund të shfaqet në ditën e fundit të muajit dhe të thotë” Unë do ble një makinë sot. Mund të blej një Infiniti ose mund të blej një Acura, por nuk jam i gatshëm të paguaj çmimin e plotë. Cili është çmimi absolut më i ulët që mund të më ofroni në këto tre modele?” tha Davis.
Lexoni: Si i zgjedhin miqtë e tyre njerëzit e pasur?
Nuk janë vetëm njerëzit e suksesshëm, të cilët nuk duan të paguajnë çmimin e plotë për makinat – edhe ne mund të fitojmë në këtë strategji. Nëse jeni në treg për një makinë të re, Davis rekomandon mbledhjen e çmimeve në internet për modelet që ju interesojnë, të kërkoni çmimet e shitjes me shumicë dhe të jeni të gatshëm të largoheni nëse shitësi nuk do t’ju japë marrëveshjen që dëshironi.
- Mallrat me pakicë
Njerëzit e pasur mund të kënaqen duke lexuar faqet me mallrat e luksit, por e vërteta është se ata rrallë shpenzojnë para atje. Millionaire Corner, një site lajmesh për menaxhimin e pasurisë, anketoi 1,200 investitorë duke pyetur se cilat ishin mallrat që ata kishin blerë. Ndër të anketuarit me një vlerë neto prej 5 milionë dollarë ose më shumë, ishin dyqanet më të njohura të shitjes me pakicë.
Zinxhirët e shitjes me pakicë nuk janë vetëm popullorë në mesin e njerëzve të suksesshëm – të famshmit i duan këto dyqane gjithashtu. Gwen Stefani, Heidi Klum dhe Kylie Jenner janë të gjithë dashamirës të tyre. Jessica Alba, Zac Efron dhe Shia LaBeouf shkojnë në rrjetin lokal Home Depot dhe Britney Spears, Rihanna e Justin Bieber janë parë në Walmart. Yjet janë ashtu si ne gjithashtu!
Përveç blerjeve në dyqanet me zbritje, kuponat janë një opsion gjithashtu për të ulur çmimin total në faturën ushqimore.
Në ditët e sotme ju lehtësisht mund të përfitoni kupona për zbritje në internet. Zbritje në çdo gjë nga veshjet dhe elektroniket deri tek pelenat dhe kozmetiket janë në dispozicion vetëm me një klikim.
- Udhëtimi
Sa më i pasur jeni, aq më pak paguani për luks – përfshirë udhëtimin. Sipas një studimi të Fidelity, 55% e mbajtësve të kartave të kreditit përfitojnë shpërblime për to.
Kur ju keni shumë para, lehtësisht mund të vendosni më shumë në një kartë krediti dhe e paguani atë për të grumbulluar sa më shumë pikë të jetë e mundur.
Megjithatë, ka mënyra që mund të përfitoni një përvojë udhëtimi luksoze me zbritje, edhe nëse nuk jeni të pasur. Për shembull, ka shumë shpërblime udhëtimesh për konsumatorët e rregullt dhe me pak strategji mund të përfitoni bileta ajrore falas, dhoma hoteli, makina me qera ose shumë gjëra të tjera.
- Pasuritë e paluajtshme
Përderisa personi mesatar paguan një taksë prej 6% për një agjent të pasurive të paluajtshme, njerëzit e suksesshëm priren të paguajnë shumë më pak, sidomos kur shesin shtëpitë e tyre.
“Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk paguajnë një komision prej 6%,” tha Sissy Lappin, autor i “Simple and Sold” dhe themelues i ListingDoor. “Ata gjithmonë negociojnë kur janë duke shitur një shtëpi.”
Kjo strategji është e dobishme nëse jeni duke shitur një shtëpi që vlen miliona. Për shembull, një shtëpi prej 2 milionë dollarësh i jep një agjenti të pasurive të paluajtshme një pagë prej 120,000 dollarësh nëse ai ose ajo merr tarifën standarde prej 6%. Negocimi për ta çuar në gjysmën e kësaj që kërkohet i kursen pronarit $ 60,000 dhe agjenti ende merr një shumë të majme.
Lexoni: Njerëzit e pasur që nuk do t’iu lënë trashëgimi fëmijëve të tyre
Edhe nëse nuk jeni në treg për një shtëpi multimillionë dollarëshe, ju ende mund të negocioni rrugën tuaj drejt një çmimi më të mirë. Filloni duke bërë një ofertë fillestare që është të paktën 10% nën çmimin që ju jeni në të vërtetë të gatshëm të paguani dhe kërkoni ndonjë gjë shtesë që dëshironi.
Ju gjithashtu duhet t’i kërkoni shitësit të paguajë të gjitha shpenzimet e mbylljes dhe të caktojë një datë mbylljeje që funksionon më mirë për ju. Skenari më i mirë, shitësi pranon. Skenari më i keq (për aq kohë sa ju nuk e keni ofenduar atë), shitësi do të kundërshtojë.
- Arsimi i lartë
Shumë kolegje private ulin çmimet për familjet që janë mjaft të pasura për të përballuar shkollimin e plotë. E njohur si ndihmë meritore, kjo zbritje përdoret për të joshur të gjithë yjet akademikë në shkollë ose për t’u siguruar që institucioni të regjistrojë mjaft studentë të pasur për të përmbushur objektivat financiare.
Kjo ndihmë mund të mos jetë në dispozicion për të gjithë studentët, por ka ende mënyra për të marrë një diplomë falas. Forbes raporton se ka shumë shkolla në SHBA, të klasifikuara si institucione që ofrojnë “shkollim falas”.
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.