“Ne mund të bëjmë para nëse monetarizojmë klientët tanë, sikur klientët tanë të ishin produkti ynë,” tha Cook në një intervistë me Recode dhe MSNBC që do të transmetohen më 6 Prill. “Ne kemi zgjedhur të mos e bëjmë këtë … Nuk do të ngatërrohemi me jetën e tyre personale. Privatësia për ne është një e drejtë e njeriut, një liri civile. Mendoj se kjo situatë është kaq e tmerrshme dhe është bërë kaq e madhe saqë ndoshta është e nevojshme një rregullator i hartuar mirë.”
Lexoni: Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë
Facebook ka marrë një sërë kritikash pas raportimit të “The Observer” se të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve amerikanë janë përdorur nga kompania zgjedhore Cambridge Analytica.
Por Cook ka dhënë alarmin për mbledhjen masive të të dhënave nga Facebook dhe Google për vite me radhë. Ekzekutivi ka theksuar gjatë për dallimin midis modelit të biznesit të Apple – shitjes së produkteve për klientët për një fitim – dhe atë të platformave të internetit që “po gëlltisin gjithçka që mund të mësojnë për ju duke u përpjekur të fitojnë para,” siç tha ai në vitin 2015.
Ky model biznesi ka qenë jashtëzakonisht fitimprurës për Facebook dhe Google, por kompanitë po përballen tani me dhënie llogarie për konsumatorët që zgjohen dhe shohin informacionin që mblidhet prej tyre, të shqetësuar se kush mund ta përdorë atë dhe si.
Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook
Cook nuk është i vetmi CEO i Silicon Valley që vë në pah problemet e Facebook. Të premten, Elon Musk fshiu faqet e Facebook për dy kompanitë e tij, Tesla dhe SpaceX.
Cook, nuk kishte asnjë sugjerim se si Zuckerberg duhet të trajtojë pasojat nga skandali i privatësisë. I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte Zuckerberg, Cook i ktheu: “Nuk do të isha kurrë në këtë situatë.”
burimi: finance.yahoo.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.