8 sipërmarrësit që humbën më shumë se 1 miliardë dollarë këtë javë

8 sipërmarrësit që humbën më shumë se 1 miliardë dollarë këtë javë


Ndërsa aksionet e kompanive teknologjike ranë të Martën, vlera neto e miliarderëve të industrisë si Mark Zuckerberg i Facebook dhe Jeff Bezos i Amazon ra gjithashtu.

Aksionet e Facebook, të cilat janë dëmtuar nga skandali i të dhënave të Cambridge Analytica, kanë shkaktuar një largim të investitorëve, të cilët shitën aksionet që ranë me gati 5% të Martën. Aksionet e Apple, Amazon dhe Alphabet ranë me afërsisht 2.5%, 4% dhe 4.5% gjithashtu.

Drejtuesit e lartë në këto firma teknologjike, pasuria e të cilave është e lidhur drejtpërdrejt me çmimet e aksioneve të kompanive të tyre, panë fatin e tyre të shkonte dorë për dore me zhytjen në treg.

Lexoni: Mark Zuckerberg thyen heshtjen. Flet më në fund për Cambridge Analytica, por harron të kërkojë falje

Sipas Bloomberg Billionaire Index, vlera neto e tetë individëve më të pasur në botë ranë me mbi 1 miliard dollarë, si rezultat i rënies së aksioneve.

  • Jeff Bezos: – 4.64 miliardë dollarë (Amazon)
  • Mark Zuckerberg: – 3.08 miliardë dollarë (Facebook)
  • Larry Page: – 1.88 miliardë dollarë (Alphabet / Google)
  • Sergej Brin: – 1.79 miliardë dollarë (Alphabet / Google)
  • Steve Ballmer: – 1.54 miliardë dollarë (Microsoft)
  • Warren Buffet: – 1.37 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)
  • Jack Ma: – 1.28 miliardë dollarë (Alibaba)
  • Larry Ellison: – 1.01 miliardë dollarë (Oracle)

Disa titanë të tjerë të rëndësishëm teknologjikë nuk janë shumë prapa humbjeve të 1 miliardë dollarë në lidhje me një rënie të ndjeshme të pasurisë. Pasuria e themeluesit të Tesla dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Elon Musk ra me 907 milionë dollarë të martën si rezultat i një rënieje prej 8% të aksioneve të Tesla. Ndërkohë, bashkëthemeluesi i Facebook, Dustin Moskovitz, pa pasurinë e tij brenda një dite të tkurrej me afërsisht 750 milionë dollarë dhe vlera neto e Paul Allen dhe Bill Gates mori secili goditje në rreth 450 milionë dollarë falë rënies prej 4.5% të çmimit të aksioneve të Microsoft.

Ndërsa ishte një ditë e keqe në treg për shumë miliarderë të teknologjisë, ndoshta askush nuk ka pasur 2018-ën më keq se Mark Zuckerberg. Themeluesi dhe CEO i Facebook pati një rënie të vlerës së tij neto prej më shumë se 9 miliardë dollarë brenda dy ditëve nga skandali i të dhënave që përfshiu kompaninë e tij. Ai është tani me më shumë se 10 miliardë dollarë humbje dhe kjo përfaqëson deri më tani humbjen më të madhe për ndonjë nga njerëzit më të pasur në botë.

burimi: Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0