7 mënyra për ta nisur fuqishëm vitin 2018! - Business Magazine Albania

7 mënyra për ta nisur fuqishëm vitin 2018!


Vishal Morjaria, autor i disa librave dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, në një postim në profilin e tij në facebook na jep disa këshilla se si mund ta fillojmë në mënyrën më të mirë vitin 2018.

Ai na tregon për jetën e tij dhe disa nga vështirësitë që ka kaluar, “Personalisht kam pasur një nga vitet më të mira financiare të jetës sime! Duke marrë parasysh që isha në 3 institute të shëndetit mendor në 2 vende një vit më parë, pothuajse vdiqa në një aksident me makinë këtë vit, nuk më penguan për të nisur kompaninë time më të fundit ndërkombëtare dhe për ta kthyer atë në një biznes të fuqishëm brenda 6 muajsh.”

Lexoni: Java e parë e Vitit 2018 ju motivon me këto thënie

Në këtë artikull Business Magazine ju sjell 7 mënyrat për ta filluar sa më fuqishëm këtë vit të ri, postuar nga Vishal Mojaria.

 

Planifikoni vitin që keni përpara – Vendosni një vizion për të kuptuar specifikisht atë që dëshironi të arrini këtë vit dhe caktoni synimet për të arritur vizionin që keni.

Investoni në veten tuaj – Shikoni se sa keni fituar vitin e kaluar dhe investoni në zhvillimin tuaj personal dhe profesional për të rritur aftësitë tuaja, biznesin dhe të ardhurat. Mos harroni se nëse ju nuk rriteni, të ardhurat tuaja nuk do të rriten. Merrni pjesë në kurse, seminare dhe workshope për të qenë përpara konkurrencës.

Delegoni! Filloni të delegoni punën që ju urreni të bëni, në mënyrë që të keni më shumë kohë të lirë për t’u përqëndruar në detyrat më të rëndësishme dhe gjërat që doni më shumë. Është e vështirë në fillim, por nëse ju e bëni këtë do të transformoni biznesin tuaj dhe të ardhurat tuaja do të rriten me siguri.

Krijoni lidhje – Rrethohuni me njerëz që do t’ju ndihmojnë të rriteni dhe të përmirësoheni në mënyrë që të mund të vazhdoni të ecni përpara.

Ndërtoni markën tuaj – Merrni më shumë mirënjohje dhe respekt për atë që bëni, në mënyrë që të njiheni si personi i duhur në industrinë dhe profesionin tuaj.

Kujdesuni për shëndetin tuaj – Natyrisht që është koha për të zhdukur ato kilet shtesë dhe të jeni më të shëndetshëm për vitin në vijim. Por në vend që të shkoni në palestër për dy javë dhe më pas ta lini atë, krijoni një mënyrë jetese më të shëndetshme që e dini se mund ta mbani.

Bëni më të mirën tuaj – bëni disa telefonata, takoni njerëz dhe marketojeni veten në mediat sociale. Sa më shumë njerëz ta dinë që ju ekzistoni, aq më shumë tregoni vlerat dhe rezultatet tuaja, aq më shumë jeni në mendjen e njerëzve dhe aq më e lehtë do të jetë që biznesi juaj të rritet. Ndaloni së fshehuri (Unë e bëj këtë ndonjëherë dhe e di që edhe ju e bëni këtë gjithashtu!).

/facebook

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0