Shpesh ankohemi se ata po na marrin shumë kohë dhe se jemi duke u bërë më shumë anti-socialë. Ndërkohë që në një formë apo një tjetër jemi më produktivë nga sa kemi qenë më parë. Ndërthurja e smartphone së bashku me internetin ka bërë që informacioni të lëvizë shumë më shpejt dhe detyra që më parë merrnin orë të tëra, sot marrin vetëm disa sekonda.
Lexoni: Përse duhet të bleni një Samsung Note 8?
I pari smartphone i prodhuar ndonjëherë, u prezantua 15 vite më përpara se iPhone të “thyente akullin” dhe shënonte masivizimin e tyre. Ai u prezantua në vitin 1992 dhe quhej Simon Personal Communicator. Ky produkt u prodhua nga IBM në vitin 1992. Por, termi smartphone, filloi përdorimin e tij në vitin 1995. Praktikisht, ai ishte një telefon dhe një PDA (personal digital assistant) në një njësi të vetme. Ai kushtonte $899 ose $1435 sot (pak më shtrenjtë se një iPhone). Ai ishte unik për kohën kur është prodhuar sepse produkte të tilla, nuk ishin të njohur në atë kohë. Me të mund të dërgoje e-mail, të merrje ose dërgoje fax, mbaje shënime, të përdorje kalendarin etj. Shumë prej funksioneve të përmendura duken tepër qesharake sot dhe kjo është se sa dhe si gjërat kanë ndryshuar.
Lexoni: Prezantohet në Shqipëri smartfoni i gjeneratës tjetër, Samsung Galaxy Note8
E sot, 25 vite më pas, “lufta” zhvillohet shpesh midis detajeve dhe funksionaliteteve të cilat Simon, ndoshta nuk i imagjinonte ndonjë herë.
Samsung, së fundmi ka publikuar në YouTube reklamën e saj më të re, e cila, haptazi, tregon superioritetin e kompanisë ndaj Apple. Një ide e bukur, e cila shpresojmë se do të hapë një “betejë” të re midis kompanive, ashtu si BMW dhe Mercedes disa vite më parë.
https://youtu.be/R59TevgzN3k
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.