Përse duhet të bleni një Samsung Note 8?

Përse duhet të bleni një Samsung Note 8?


Samsung Note 8 është celulari që të bën të kthesh kokën sa herë kalon në një vitrinë ku është ekspozuar. Pa dyshim një design i menduar dhe detajuar për të tërhequr vëmendje.

Por përtej pamjes elegante, Note 8 dhuron një eksperiencë përdorimi fiks sipas nevojave tuaja.

Duke patur fatin që të kem në dorë një Note 8 për një ditë, kisha mundësinë të rishikoja disa nga opsionet dhe risitë qe Samsung ka sjellë me këtë model.

Që nga momenti i ndezjes, mund të vihet re kualiteti i ekranit Super AMOLED 1440 x 2960 pixel, që sado afër ta mbash ekranin, figura është e pastër dhe shumë e qartë.

Për të gjithë ata që janë të fiksuar pas sigurisë Note 8 është telefoni i duhur. Siguri e lartë me disa opsione njohëse:

Face recognition – kamera ruan tiparet tuaja dhe në hapje ajo identifikon menjeherë fytyrën e pronarit të këtij super telefoni.

Iris recognition – akoma dhe më thjesht, kamera e përparme fikson irisin e syrit në mënyrë të pagabueshme.

Smart Lock – një opsion i zgjuar që njeh vendodhjen dhe zërin tuaj.

Ishte hera e parë që provoja një skaner për irisin e syrit, dhe duhet të pranoj se ishte sistemi më i thjeshtë dhe më i shpejtë për të hapur këtë celular. Mjafton thjesht të klikosh ekranin dy herë, të shohësh ekranin dhe menjëherë ai do të aktivizohet.

Kamera është një pikë e fortë e këtij modeli me opsionin e ri Live Focus, një projekt për të cilin Samsung është shumë krenar që e ka prezantuar në Note 8.

Me një memorie prej 64/125/256 GB, ju mund të ruani pafund video dhe foto shumë profesionale me kamerën që gjithmonë e dallon Samsung nga pjesa tjetër.

E veçanta e modeleve Samsung Note qëndron te “shkopi magjik”:  S Pen, lapsi plastik 2.8 g i cili ka fuqinë të shkruaj, përkthej, të mbaj shënime, të zmadhoj dhe të bëj zgjedhjet e duhura pa e prekur ekranin me duar.

Për ta shpjeguar më mirë fuqinë procesuese të Note 8, mund të hapni 2 aplikacione njëkohësisht dhe t´i përdorni po në të njëjtën kohë. Me këtë risi, Samsung ka bërë të mundur që përdoruesit të punojnë më shpejt mes programeve të ndryshme dhe të menaxhojnë më mirë punët e tyre. Ju mund të shihni një video HD në Youtube dhe njëkohësisht të dërgoni email-e në një aplikacion tjetër dhe me Note 8 mund ta provoni se sa produktiv është ky funksion.

Si një përdorues i një PC me 2 ekrane, kjo risi e Samsung më tundon ta blej sa më shpejt.

Gjithashtu Google dhe Bixby, do t´ju udhëzojnë se si të përdorni aplikacionet. Në këtë mënyrë Samsung ka krijuar një celular të ngjashëm me një asistent të besuar që ju ndihmon në cdo moment të ditës.

Por çfarë na pëlqeu dhe çfarë nuk na e mbushi mendjen tek Note 8:

  1. Dizajni fantastik: skaje të harkuara, ekran i gjerë, ngjyra elegante
  2. Rikthimi i S Pen: preçiz, super sensitiv
  3. Kamera : tashmë e përmirësuar, opsioni Live Focus, dual camera me rezolucion të lartë
  4. I Fuqishëm: i pajisur me Exynos 8895 sistem-on-a-chip, RAM 6GB, aplikacione të ndara në ekran, shpejtësi më e madhe

Çfarë nuk na pëlqeu? :

  1. Facial Recognition: në varësi të ndriçimit telefoni e humbiste fuqinë njohëse
  2. Kamera e përparme (ndoshta nuk jemi të vetmit që nuk e pëlqejmë) – vazhdon të ruaj efektin që krijon një pamje të zbehtë për të krijuar “një fytyrë perfekte”
  3. Sigurisht që Çmimi – Është një telefon i shkëlqyer, thuajse nga koka te këmbët, por 132,349.62 ALL (£ 869) kjo është një shumë qesharake thënë ndryshe një pasuri e tërë

Siç e shpjeguam gjatë rishikimit tonë, Galaxy Note 8 është një telefon i shkëlqyer – sigurisht një nga më të mirët në botë bazuar në meritat teknike dhe të projektimit. Por në fund vendosni ju, a do ta blinit këtë telefon?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0