Krijojnë njerëz “fake” me AI…3 adoleshentët që po tronditin... - Business Magazine Albania

Krijojnë njerëz “fake” me AI…3 adoleshentët që po tronditin tregun me startup-in 1 MILIARD $

Shefqet Avdullau: Çfarë (s) është saktësisht një startup?

Vetëm pak vite më parë ishin adoleshentë me ide të çmendura. Sot, ata drejtojnë një kompani që vlen 1 miliard dollarë dhe po sfidon mënyrën si bizneset kuptojnë njerëzit.

Lexo gjithashtu: Anglia emëron Kryepeshkopen e parë femër!

Startup-i i inteligjencës artificiale Aaru është kthyer në një nga “unicorn”-et më të rinj në botën e teknologjisë. Pas tij qëndrojnë tre emra që po bëjnë bujë: Cameron Fink, Ned Koh dhe John Kessler, të gjithë nën 20 vjeç në momentin e themelimit.

Madje, Kessler ishte vetëm 15 vjeç kur u bë drejtues teknologjie, aq i ri sa dokumentet e investimit u firmosën nga prindi i tij.

Por ajo që e bën këtë startup vërtet të frikshëm për tregun… është ideja.

Aaru nuk përdor më njerëz realë për sondazhe.

Në vend të tyre, krijon mijëra profile virtuale, “njerëz digjitalë” të ndërtuar nga AI, që mendojnë, reagojnë dhe marrin vendime si konsumatorë të vërtetë. Duke përdorur të dhëna demografike dhe psikologjike, kompania simulon sjelljen e tregut në mënyrë të menjëhershme.

Pra, bizneset nuk pyesin më njerëzit… por algoritmin.

Kjo teknologji po përdoret tashmë nga gjigantë si McDonald’s, Boston Beer Company dhe studioja filmike A24. Madje, Aaru po bashkëpunon edhe me Bayer për testimin e fushatave dhe mesazheve kreative.

Edhe ambienti i punës duket si një miks mes startup-i dhe konvikti studentor: nga kosh basketbolli, deri te “dhoma e shfryrjes”, ku punonjësit thyejnë mobilje pas dështimeve në kod.

Një kulturë e çuditshme? Ndoshta.

Por me një vlerë prej 1 miliard dollarësh, duket se “çmenduria” po funksionon.

Pyetja që mbetet:
A po hyn bota në një epokë ku njerëzit zëvendësohen nga versione të tyre virtuale?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0