Dimri po vjen dhe iPhone X nuk i reziston dot të ftohtit

Dimri po vjen dhe iPhone X nuk i reziston dot të ftohtit


Këtë dimër që të mbroheni nga ftohti mos harroni të vishni trashë… iPhone-nin. Sidomos ata që kanë blerë apo kanë në plan të marrin një iPhone X.

Këta telefona nuk i rezistojnë dot të ftohtit, gjë që shkakton një ekran i cili nuk përgjigjet kur temperaturat ulen. Apple raportoi se po punon lidhur me një software i cili mund të zgjidh problemin. Përdoruesit tregojnë se ekrani nuk reagon në motin e ftohtë, duke njohur vetëm 20% të prekjes.

Lexoni: A duhet të bleni një iPhone X?

IPhone X është i pajisur me një ekran 5.85-inç OLED, i cili mesa duket është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturave. Koha e rregullimit të gabimit inxhinerik do të jetë shqetësuese duke ditur që dhe vjeshta është dimër për shumë vende të botës, ku tempereaturat bien menjëherë.

Tim Cook dhe bashkëpunëtorët janë të vetëdijshëm për gabimin dhe po planifikojnë, disi, të përpiqen për të rregulluar një përditësim të ardhshëm të firmware iOS.

“Jemi në djeni të situatës ku ekrani i iPhone X përkohësisht nuk reagon në mjedise të ftohta,” tha Apple për The Loop.

“Pas disa sekondash ekrani do të rikthehet në jetë përsëri.”

Si një përdoruese e iPhone mund të them që kjo problematikë ka qenë e pranishme dhe në verisone të mëparshme të iPhone. Për shembull telefoni im i mëparshëm iPhone 5c pësonte një fikje automatike në temperatura të larta (45 gradë). Megjithatë derisa të gjendet zgjidhja, iPhone merr karton të verdhë në lojën kundër Android (Samsung).

Lexoni: Ja sa kushton iPhone X në shtete të ndryshme të botës

/TheRegister

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0