A duhet të bleni një iPhone X?

A duhet të bleni një iPhone X?


Spekulimeve për iPhone-in e ri tashmë ju erdhi fundi. iPhone X, i shqiptuar iPhone 10, tani është i vërtet.

Apple prezantoi dje telefonin e ri në eventin e përvitshëm të iPhone, të mbajtur në kampusin e ri të kompanisë në Cupertino, California.

iPhone X është një smartphone 15 cm me një ekran OLED që shtrihet në të gjithë sipërfaqen e tij të përparme.

Apple e quan këtë ekran Super Retina dhe ai ka një rezolucion 2,436 x 1,125. Dizajni i iPhone X është një largim radikal nga çdo model i mëparshëm. Përveç ekranit të madh, ai ka një mbrojtëse të gjithën prej qelqi të shoqëruar me një kornizë çeliku inox dhe një kamera të dyfishtë të orientuar vertikalisht në anën e pasme. Ashtu si paraardhësit e tij, iPhone X është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit me një vlerësim IP67.

Nuk ka home button, por aktivizimi i tij bëhet me një skaner fytyre të avancuar që mund ta njohë pronarin në sekondë. Apple i quan kamerat e saj të përparme dhe sensorët një sistem kamerash TrueDepth dhe sistemi i zhbllokimit quhet Face ID. Njohja e fytyrës përpunohet nga një rrjet ‘nervor’ i integruar në çipin e ri A11 Bionic të telefonit.

Sipas Apple, ky sistem është më i sigurt se Touch ID.

Shanset që një person tjetër të aktivizojë telefonin tuaj me anë të fytyrës janë 1 në 1,000,000 .

duhet-te-bleni-nje-iphone-x-businessmag

Pjesa më interesante e iPhone-it të ri është opsioni Animoji, emoji të animuara që mund të kontrollojnë fytyrën tuaj.

Kamerat vertikale në anën e pasme të iPhone X përbëhet nga dy sensorë 12 megapiksel, të cilat sipas Apple janë më të mëdha dhe më të shpejta sesa ato në iPhone 7 Plus, respektivisht me aperturë f / 1.8 dhe f / 2.4. Gjithashtu, ju mund të regjistroni video 4K në 60fps ose 1080p video me lëvizje të ngadalta deri në 240fps. Kamera për selfie 7-megapixel selfie ka disa ndryshime të reja, për shembull, ajo tani mundëson modalitetin Portret, kështu që fotot selfie do të kenë një kualitet më të lartë.

Ashtu si iPhone 8 dhe 8 Plus, iPhone X mundëson karikimin me wireless Qi. Krahas iPhone X, Apple lançoi një karikues me wireless të quajtur AirPower i cili mund të ngarkojë deri në tre paisje Apple në të njëjtën kohë; të tilla si iPhone, një orë Apple dhe AirPods. AirPower do të vihet në dispozicion në vitin 2018.

via GIPHY

IPhone X do të jetë në dispozicion për t’u porositur më 27 tetor, dhe do të fillojë shpërndarjen në 3 nëntor, në dy kapacitete 64GB për 999 dollarë dhe 1.149 dollarë për 256GB. Telefoni do të jetë në dispozicion në 55 vende, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Portugali, Indi, Hong Kong dhe Singapor.

Tani është në dorën tuaj të zgjidhni nëse do të mbani telefonin që keni apo do të mbani rradhën për një iPhone X.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0