Ja sa kushton iPhone X në shtete të ndryshme të botës

Ja sa kushton iPhone X në shtete të ndryshme të botës


Apple përdor çmime të ndryshme për paisjet e saj nga një vend në tjetrin, në varësi të taksave dhe konvertimit të monedhës vendase me dollarin amerikan.

Nëse në Amerikë, iPhone X kushton 999$ në vende të tjera të botës ju duhet të paguani më shumë.

Nëse disa vende si Kanada dhe Japoni, iPhone X kushton rreth 100$ më shumë se sa në Amerikë. Në shtete të tjera si Itali dhe Irland, ky telefon është 400$ më i shtrenjtë.

Ja sa kushton iPhone X në 15 vende të ndryshme, sipas faqes zyrtare të Apple. Çmimet janë konvertuar në dollarë amerikanë duke përdorur këmbimin e valutës nga Google:

Australi: 1,266$

Kanada: 1,082$

Kinë: 1,285$

Francë: 1,387$

Gjermani: 1,375$

Hong Kong: 1,099$

Indi: 1,391$

Irland: 1,410$

Itali: 1,423$

Japoni: 1,024$

Meksikë: 1,325$

Zealand e Re: 1,311$

Rusi: 1,387$

Singapor: 1,224$

Mbretëri e Bashkuar: 1,327$

https://www.youtube.com/watch?time_continue=141&v=K4wEI5zhHB0

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0