Parimet që mund të mësoni nga Netflix për të krijuar kulturën e kompanisë tuaj

Parimet që mund të mësoni nga Netflix për të krijuar kulturën e kompanisë tuaj


Pothuajse çdo kompani teknologjike e suksesshme ka një kulturë të fortë, një artikulim të vërtetë se si punojnë së bashku punonjësit. Është pothuajse e pamundur të ketë sukses pa një kulturë të tillë. Por kjo nuk do të thotë se ata kanë një kulturë të mirë. Thjesht pyesni Reed Hastings.

Para se të drejtonte Netflix në dominimin global, ai bashkë-themeloi një kompani software-ike që u rrit nga garazhi në IPO, por në fund nuk mundi të zhvillohej. Si drejtor i software-it Pure, Reed kishte ndërtuar një organizatë për të cilën nuk dëshironte të punonte. Shitja e organizatës ishte një lehtësim dhe ai premtoi se do të ishte shumë më i kujdesshëm për kulturën në kompaninë e tij të ardhshme.

Në podcastin e Masters of Scale, Reed u bashkua për të folur për mënyrën se si e formoi kulturën në Netflix dhe përse ai besonte se kjo ishte forca kryesore që e lejoi atë të zhvendosej nga marrja me qera e DVD-ve të filmave në ofruesin kryesor të televizionit në internet, duke llogaritur mbi 1/3 e të gjithë trafikut të internetit në SHBA.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 71 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu: https://www.stitcher.com/podcast/masters-of-scale/e/50610637?autoplay=true

Netflix

Kultura e ndjekur nga kompania Netflix i sheh punonjësit dhe veten jo si një familje, por si një skuadër futbolli, e cila po jep një performancë të lartë. Këtë nuk mund ta vejë re kushdo dhe pikërisht këtu qëndron çelësi. Nëse ju mund ta mbroni kulturën tuaj të organizatës dhe ta mbani atë larg të tjerëve duke patur grupe të diversifikuar punonjësish do të keni një formulë magjike.

Përveç kësaj, rregulli kryesor që kompania ndjek është që çdo punonjës e pyet veten se çfarë është më e mira për kompaninë kur merr një vendim, pa patur një rregullore të shkruar që duhet ta ndjekë. Për shembull, Netflix nuk ka një kohë të përcaktuar se kur punonjësit mund të marrin pushimet, pasi kompania i lejon ata t’i marrin ato në periudhën që ata duan., duke mbajtur një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me kompaninë.

Si gjithmonë, Business Magazine do të donte të dëgjonte mendimet dhe reagimet tuaja për këtë artikull. Cilat janë parimet e kulturës së kompanisë suaj dhe si ua përcillni ato të tjerëve? Ju ftojmë të na shkruani në blogun tonë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 71 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0