Për shefin ekzekutiv të Estonisë dhe bashkë-themeluesin e TransferWise, Taavet Hinrikus, përgjigjja është në të shkuarën.
Lexoni: Estonia në vendin e parë për mbrojtjen kibernetike në Europë
“Ne (Estonia) e kemi filluar rindërtimin e kombit në vitin 1991 pasi fituam pavarësinë përsëri dhe i bëmë gjërat në mënyrë të zgjuar.”
Dikur një pjesë e Bashkimit Sovjetik, që nga fitimi i pavarësisë, Estonia ka rindërtuar veten duke modernizuar dhe dixhitalizuar shumë nga sistemet e saj të vjetra.
Dixhitalizimi i Estonisë është theksuar në programin e-identity të saj dhe iniciativën e e-residency.
Programi i saj i identitetit elektronik ka modernizuar shërbimet financiare dhe detyrat e përditshme për 98% të estonezëve që kanë një kartë ID dhe iniciativa e e-residency e Estonisë u ofron të huajve mundësinë për t’u bërë banor dixhitalë të vendit – të gjitha këto vetëm duke klikuar disa butona.
“Ne i kemi bërë gjërat që nga fillimi në mënyrën e duhur, duke ngritur strukturën e duhur në ekonomi. Mendoj se pjesërisht kjo është në sajë të historisë së suksesit të teknologjisë sipërmarrëse, por gjithashtu qeveria ka disa njerëz shumë të zgjuar.”
“Ne kemi bërë shumë gjëra dixhitale, kemi qeverinë elektronike dhe kemi programin e qëndrimit në BE, kështu që të gjitha këto gjëra tani fillojnë të vërtetojnë se ka shumë më pak burokraci, gjërat po ecin shumë më mirë, është më e lirë për të administruar dhe është më e këndshme për konsumatorët, banorët e Estonisë.”
Lexoni: Estonia hedh idenë e monedhës virtuale shtetërore “estcoins”
Hinrikus gjithashtu beson se historia e suksesit të Skype, e cila u themelua në vendin e Europës Veriore, është një kapitull i rëndësishëm jo vetëm në dixhitalizimin e Estonisë, por edhe në rilindjen e saj si një strehë për startup-et dhe sipërmarrësit e teknologjisë.
Si punonjësi i parë në Skype, Hinrikus pa së pari se si suksesi i sipërmarrjes së shërbimit të video-bisedave frymëzoi estonezët që punonin në të. “Fakti që Skype u themelua në Estoni, fakti që Skype kishte një dalje të suksesshme, do të thoshte se Estonia përfitonte shumë dhe se sipërmarrja u bë e ligjshme,” tha Hinrikus.
“Kishte më shumë se 1000 njerëz që punonin ose kishin punuar në Skype, të cilët kishin parë atë që duhej për të ndërtuar një biznes global.”
“Këta njerëz më pas kishin disa para, të cilat i hoqën mënjanë si pasojë e punës së paguar mirë në Skype, ose ndoshta ata bënë disa para kur Skype u shit,” shtoi Hinrikus.
Hinrikus e sheh Estoninë si një “shtrat prove” për pjesën tjetër të botës.
“Përfitimi që Estonia ka është se ne jemi një vend i vogël. Nëse janë 1.3 milionë njerëz, është më e lehtë që gjëra të ndryshohen në krahasim me një miliard, prandaj mendoj se në këtë kuptim duhet të jemi vërtet shtrat i mirë prove për botën.”
Lexoni: e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si një Startup
“Estonia është duke krijuar mënyra të reja që njerëzit të jetojnë jetën e tyre, e cila është vërtet emocionuese.”
burimi: cnbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.