Estonia hedh idenë e monedhës virtuale shtetërore “estcoins”

Estonia hedh idenë e monedhës virtuale shtetërore “estcoins”


Zyrtarisht ICO-të kanë arritur majat. Estonia, një vend i vogël i Evropës Verilindore, hodhi idenë e një ICO-je e cila do të vinte në qarkullim një monedhë të re virtuale e quajtur “estcoins.”

Por pse Estonia? Vendi Baltik është i drejtpërdrejtë kur flitet për teknologjinë, ato janë vendi i parë në botë që ofrojnë një program lejeqëndrimi virtual quajtur “e-Residency.”

I ngjashëm me një shtetësi dixhitale, pjesëmarrësit mund të përfitojnë nga avanatazhet e shërbimeve qeveritare. Ata mund të fillojnë një kompania brenda unionit pa shkelur fare në të.

Në një postim në Medium ditën e sotme, drejtori i programit e-Residency, foli për idenë e hedhjes në qarkullim të monedhave virtual përmes ICO-ve por këtë herë nga një shtet. Pa dhënë premtime ai tha se është një mundësi e artë për të siguruar financim nga vendet.

Qeveria Estoneze është në kërkim të feedback-ut nga bota e teknologjisë dhe themeluesi i Ethereum Vitalik Buterin i cili shërben si këshilltar i projektit.

Korjus tha se paratë e ngritura do të përdoren si një fond investimi nga qeveria në teknologjitë e reja për sektorin publik dhe sistemin e sipërmarrjeve themeluar nga qytetarët e saj por edhe e-Residentët.

A është kjo një ide legjitime apo thjeshtë një shembull ekzemplar për të ngritur fonde? Një gjë është e sigurtë, kjo ide nuk do të hidhej kurrë sikur të mos ishte për të ardhurat që mund të ngriheshin nga ICO-të.

Megjithatë nuk është diçka e dëmshme. Eventualisht qeveritë një ditë do të adoptojnë kriptomonedhat. Është thjeshtë çështje kohe dhe taktike. A do të ndodhë një ditë që ShBA-të të zëvendësojnë dollarin me Bitcoin? Me shumë gjasa jo. A do e pranojnë atë për të këmbyer arin? Me shumë gjasa po.

Eksperimenti i Estonisë mund të përfundojnë me dëmtimin e imazhit të saj nisur nga mashtrimet që shoqërojnë këto skema të shpejta pasurimi.

/PcWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0