e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si një Startup - Business Magazine Albania

e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si një Startup


Kaspar Korjus – VentureBeat

Fshehur në një cep të Europës verilindore, Estonia është një model për qeveritë e vendeve në të gjithë botën për mënyrën sesi shfrytëzohet interneti për të rivlerësuar atë që të gjithë quajnë epoka dixhitale.

Padyshim është surprizë sepse Estonia ka një popullsi prej vetëm 1.3 milionё banorësh dhe fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik vetëm tri dekada më parë. Por falë iniciativës e-Estonia, qeveria është shndërruar në një inkubator nga ku marrin jetë idetë e shtetësisë dixhitale, sigurisë, biznesit virtual dhe edukimit.

Sipas Kaspar Korjus, faktorët kryesorё që kanë luajtur rol në revolucionin dixhital të Estonisë, dikur të konsideruara si disavantazhe, janë popullsia e vogël, historia e shkurtër moderne dhe izolimi që kanë detyruar rivlerësimin e nocionit të kombësisë.

Në një shtet ku kryeministri është vetëm 36 vjeç, nuk ngelet shumë kohë për të shpenzuar në gërmimin e të kaluarës. “Gjenerata e re po drejton qeverinë Estoneze,” u shpreh Korjus. “Ja pse qeveria është e shpejtë dhe e shkathët në vendime. Qytetarët e kuptojnë botën dixhitale. Ju nuk keni pse t’ua shpjegoni atë.”

Korjus është vetëm 27 vjeç dhe tani është mbikëqyrës i programit më të fundit që është një mëshirim i vërtetë i ambicjeve të revolucionit Estonez: e-Rezidenca.

Ideja erdhi falë disa iniciativave vite më parë nga qeveria teksa me ambicje shikonte të ardhmen e Estonisë dhe ekonomisë së saj. Një nocion që mori jetë ishte: Si mund të tërhiqen 10 milionё banorë të rinj në Estoni brenda 2025-ës?

Sigurisht që do të ishte diçka e pabesueshme që zhvendosen 10 milionё banorë të rinj në Estoni. Po sikur të mos ishte e domosdoshme zhvendosja? Kjo shënoi startin e një zinxhiri të gjatë idesh që çuan në themelimin e e-Rezidenca. Korjus i cili ka punuar në startupin Suedez TeliaSonera, është rekrutuar për të zhvilluar programin në fjalë.

Në momentin që Korjus u bë pjesë e projektit, Estonia tashmë kishte shpenzuar pothuajse dy dekada në vendosjen e themeleve të programit. Pak vite pasi fitoi pavarësinë e saj, vendit i duhej të fillonte ndërtimin e një infrastrukture mbarë kombëtare të IT nga hiçi.

Këto përpjekje shënuan kulmin në 2002, kur qeveria asokohe vendosi të ofronte për të gjithë qytetarët një kartë identiteti me një çip i cili në përbërje kishte enkriptim 2048-bit. Karta mund të përdorej nga qytetarët si një formë zyrtare identifikimi.
Por çfarë funksionesh kryen? Është karta kombëtare e shëndetit, mund të përdoret për t’u qasur në llogaritë bankare, mund të përdoret për një nënshkrim dixhital, qytetarët mund ta përdorin për të votuar online nga shtëpitë e tyre madje edhe të kenë qasje në rregjistrat shëndetësorë. Pa harruar faktin se mund të fillojnë një biznes online në pak minuta, të paguajnë taksat e tyre në më pak se pesë minuta ose të ndjekin transaksionet më të fundit të bizneseve të tyre.

Me e-Rezidencën, ideja është të portohet ky shërbim kombëtar dhe të bëhet i disponueshëm botërisht. Në të vërtetë, në fillimet e veta Korjus dhe grupi i tij i zhvilluesve nuk ia kishin idenë sesi do të funksiononte kjo gjë përtej Estonisë. Thjesht vendosën të ndërtonin diçka dhe të shikonin më pas si funksionon në realitet.

“Ne nuk ia kishim idenë se për kë po e bënim këtë, ose çfarë të mirё do t’i sillte Estonisë,” u shpreh ai. “Ne ishim në dijeni të faktit se kishte filluar një valë zhvendosjeje të vendbanimeve në të gjithë botën, dhe ri-ndërtimi i një identiteti të ri në çdo vend është një punë goxha e madhe.”

Procesi i regjistrimit është jashtёzakonisht i thjeshtë, i cili merr vetëm pak minuta. Në vetëm pak muaj nga lançimi, u regjistruan plot 2,000 qytetarë. Tani janë 10,000.

“Kjo provon ekzistencën e nevojës për një shërbim të tillë,” u shpreh ai.

Korjus tha se po njihen me njerëz që dëshirojnë të fillojnë kompanitë e tyre të internetit duke shfrytëzuar modelin e biznesit të përdorur në Estoni, një biznes të cilin mund ta menaxhojnë nga çdo cep i botës. Në të njëjtën kohë ballafaqohen me sfidën e startit të një biznesi në Europë, një proces i gjatë dhe i dhimbshëm në themelimin e filialeve të ndryshme në secilin prej shteteve anëtare.

Gjer tani, e-rezidentët kanë themeluar rreth 500 kompani në Estoni. Jo vetëm që paguajnë taksa në Estoni, por ndikojnë për mirë në klimën e biznesit dhe ofrimin e shërbimeve. Edhe pse nuk dha një shifër të impaktit ekonomik që kjo nismë mund të ketë pasur, shërbimet po tërheqin edhe kompani si PayPal të cilat po shfrytëzojnë sistemin për të lehtësuar pagesat.

Sigurisht që ka kufizime. Anëtarët e këtij programi nuk mund të votojnë në Estoni, sepse nuk mund ta përdorin e-rezidencën si dokument zyrtar udhëtimi. Korjus u shpreh qartazi se kompanitë e krijuara përmes programit nuk u shpëtojnë taksave. Estonia nuk po synon të ndërtojë parajsën e taksave. Përkundër, progami synon të krijojë lehtësi dhe efikasitet.

Korjus beson se ky është vetëm fillimi për Estoninë, e cila ia ka arritur të ofrojë një model edhe për qeveritë e vendeve tjera. Padyshim që do t’u duhet kohë për ta arritur. Por sapo t’ia arrijnë, Korjus tha se përfitimet për qytetarët do të jenë kolosale.
“Duhen vite përpara se shoqëria ta pranojë diçka të tillë,” tha Korjus. “Por besoj se në 20 vite, njerëzit do të kthejnë kokën pas dhe do të kuptojnë se çdo gjë që shfrytëzojnë sot dikur ishte thjesht një ide në letër.”

 

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0