Reddit në rritje/ Çfarë është dhe pse po bëhet i preferuari i kërkimeve me AI - Business Magazine Albania

Reddit në rritje/ Çfarë është dhe pse po bëhet i preferuari i kërkimeve me AI

Reddit po bëhet faqja më e përdorur nga algoritmet e Inteligjencës Artificiale (AI), duke u pozicionuar gjithnjë e më shumë në krye të rezultateve të kërkimeve. Ky fenomen ka të bëjë me mënyrën se si funksionojnë kërkimet moderne: Google dhe platformat e tjera përdorin përmbledhje të rezultateve të krijuara nga AI, duke nxjerrë në pah faqet me përmbajtje të besueshme dhe të shumëllojshme dhe Reddit ofron pikërisht këtë.

Rritja e Reddit ka qenë konstante që nga fillimi i saj në 2005, por është përshpejtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas regulatorit britanik Ofcom, në 2026 Reddit ka kaluar TikTok për nga popullariteti si platformë sociale në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët e marketingut dhe konsulencës, si firma Ipsos, shpjegojnë se rritja e përdoruesve filloi në 2024, kur Google implementoi AI Overview dhe nisi partneritetin me Reddit për t’u mundësuar përdorimin e përmbajtjes së tij për trajnimin e modeleve të AI. Reddit ka gjithashtu partneritete me laboratorë të tjerë të AI, përfshirë OpenAI, gjë që e bën atë një burim të zakonshëm në rezultatet e kërkimit.

Çfarë e bën Reddit unik për AI

Reddit është plot me përmbajtje të gjeneruar nga përdoruesit, që ofron një “ hapësirë të lirë komentesh”, thotë Jasman Singh. Modelët e gjuhës AI e konsiderojnë këtë një forum më neutral dhe më pak të komercializuar se sa mediat tradicionale, duke e bërë Reddit një burim të besueshëm për verifikimin e informacionit.

Platforma ka mbi 116 milion përdorues aktivë ditorë dhe më shumë se 1 miliard përdorues aktivë mujorë. Rritja vjetore është 19%.

Si funksionon Reddit

Reddit është një faqe sociale që vepron si forum diskutimi për miliona komunitete të specializuara, të quajtura “subreddits”. Çdo subreddit është krijuar nga përdoruesit dhe fokusohet në një temë të veçantë, nga më seriozet tek më argëtuese.

Përdoruesit mund të postojnë linqe, imazhe, video dhe tekst, ndërsa të tjerët mund të komentojnë. Përmbajtja votohet përmes sistemeve “upvote” dhe “downvote”, duke nxjerrë në pah postimet më të vlefshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0