Kjo e bëri Jeff Bezos “personin më të pasur të botës”, sipas renditjeve të ndjekura nga Forbes dhe Bloomberg. Por vlera e aksioneve të kompanisë u dobësua kur doli se raporti i fitimit tremujor ishte më i vogël se sa pritej.
Lexo: KUSH JANË 10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË?
Kjo e la Gates-in në pozitën e tij të mëparshme tani për tani. Por duket qartë se Amazon është duke ecur më shpejt sesa fqinji i tij në Seattle, Microsoft. Amazon është rritur pothuajse me 40 % deri më tani këtë vit, krahasuar me një rritje prej më pak se 20 % të Microsoft.
Kompania ka qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje gjatë kësaj kohe duke bërë disa ndryshime të mëdha:
• Shërbimi i tij i, Amazon Prime ka fituar popullaritet dhe po hidhet në tregje të reja ndërkombëtare.
• Plani i saj për të blerë Whole Foods për 13.7 miliardë dollarë është pëlqyer nga aksionarët. Që nga marrëveshja, kapitalizimi i tregut të Amazon është rritur me rreth 40 miliardë $, gjë që e bën blerjen në thelb të lirë për kompaninë.
Lexo: Përse Amazon është duke blerë Whole Foods?
Pavarësisht ngjarjeve të ditës së djeshme, Amazon mund të ketë ende hapësirë për t’u zgjeruar më tej. Tregtia elektronike aktualisht përbën vetëm 8.5 % të të gjithë aktivitetit të shitjes me pakicë në SHBA, sipas të dhënave të Censusit të SHBA të publikuara në muajin Maj.
Lexo: Shitësit me pakicë po falimentojnë në një kohë rekord
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto