Pjesë e jurisë në këtë puntatë ishin:
1.Donika Mici është CEO e “Donianna & Mici sh.p.k.” një nga bizneset fason më të suksesshme në Shqipëri. Kompania e themeluar në Qershor të vitit 1992 është ndër më të mëdhatë eksportuese dhe prej disa vitesh ka dalë si prodhuese, duke dhënë një shembull pozitiv, jo vetëm për mbylljen e ciklit në industrinë me material porositësi, por edhe gjetjen direkt të tregjeve.
2. Avenir Kika është drejtori i përgjithshëm i “Kika Construction”, një kompani ndërtimi që zgjidh problemet e strehimit, problemetikat me të cilat përballet sektori dhe ndërmarrjet e reja të ndërtimit. Duke patur një bazë të fortë financiare dhe përvojë të gjatë me disa kompani shumë të njohura ndërtimi që nga viti 1993, përfaqësuesit e kompanisë Avenir Kika, Lulzim Kika dhe Sokol Kika vendosën në 2002 të krijonin një kompani ndërtimi. Kompania ka dy qëllime kryesore: futjen e përditësuar të teknologjisë europiane të ndërtimit dhe respektimi i parametrave teknike dhe legjislacionit shqiptar.
3. Nikolin Jaka, i lindur në Rrëshen, Mirditë është diplomuar në Fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht ai mban postin e Kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Për një periudhë kohore prej 17 Shkurtit deri në 17 Shtator 2017 ai ka qenë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
4. Arba Gramo është një prej aksionereve të kompanisë “Megapharm”. Megapharm sh.p.k., është krijuar në vitin 1994 dhe është një nga kompanitë kryesore në fushën e shpërndarjes së produkteve farmaceutike në Shqipëri. Duke qenë partner i besuar i disa prej kompanive më të mëdha prodhuese farmaceutike është importues dhe shpërndarës me shumicë dhe pakicë i medikamenteve dhe produkteve kozmetike, aparaturave mjekësore dhe lëndëve të para të produkteve farmaceutike. Është njëkohësisht partner i besuar i farmacive, spitaleve , institucioneve shëndetsore dhe i vetë mjekëve.
5. Ilir Çapuni është pedagog i universitetit të New York në Tiranës dhe pjesë e departamentit të Shkencave Kompjuterike në këtë universitet. Ai ka studiuar për Shkenca Kompjuterike në universitetin e Malit të Zi, si dhe ka bërë doktoraturën në Universitetin e Bostonit. Ai ka patur eksperienca të mëparshme në mësimdhënie në univeristetin e Malit të Zi, universitetin e Bostonit, në “Epoka University” etj. Ai gjithmonë ka qenë pjesë e inovacionit në shkencat kompjuterike dhe mundohet që dijet t’ua përcjellë edhe studentëve të tij.
5 konkurentët, të cilët ishin pjesë e puntatës së tretë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.
– Konkurentët e parë ishin Ardit Gabani dhe Arnold Dema me projektin “In Tirana”. “In Tirana” është një aplikacion mobile, ku mund të marrim informacione mbi eventet kulturore në Tiranë si dhe porositjen e biletave online në kinema, teatro, festivale etj. Ata kërkonin një investim për të marketuar aplikacionin e tyre.
– Ideja e dytë e prezantuar nga Stela Toska ishte “Creativity Zone”, e cila konsistone në pikturimin në tjegull, dru, gur dhe qeramikë. Aktualisht Stela kishte nja Fan Page në facebook të quajtur “Creativity Zone by Stela”, ku ajo shiste produktet e saj. Dëshira e saj ishte hapja e një dyqani fizik në Shkodër, si dhe të merrte pjesë në panaire të ndryshme për të reklamuar punimet e saja. Këtë ia mundësoi zoti Nikolin Jaka, i cili i ofroi një stendë falas në panairin që organizon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.
–“Vamos EnChoce”, ideja e tretë e prezantuar nga Mivan Peçi, i cili ishte përfaqësues i Kristofer Miho, konsistone në ndarjen e makinës personale dhe shpenzimeve të saj me persona të tjerë. Në një vend ku trafiku dhe shtimi i makinave është bërë një problem, kjo mënyrë do të ishte një formë moderne dhe do të ulte kostot për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë.
–Ideja e katërt e quajtur “NeoCharger” u prezantua nga Elton Saliaj, e cila propozon karikimin e baterive të celularëve Smartphone në lokal. Ai tregoi një histori të shkurtër sesi i kishte lindur ideja dhe se kjo ishte një domosdoshmëri me rritjen e numrit të përdoruesve të smartphone-ëve dhe kohëzgjatjes së shkurtër të baterive. Shërbimin e këtij produkti e përfitojnë konsumatorët finalë, pra klientët e bareve, restoranteve dhe kushdo tjetër. Gjithashtu nga ky produkt përfitojnë dhe menaxherët e ambienteve ku do të jetë Neo Charger-i.
– Ideja e pestë dhe e fundit e prezantuar nga Xhesika Berisha një dizajner grafike, e cila prezantoi markën e saj të këpucëve “Rischa shoes”. Kërkesa e saj ishte krijimi i një brandi dhe hedhja në treg e linjës së saj të këpucëve. Anëtarja e jurisë Donika Mici ia ofroi këtë mundësi, duke qenë se dhe ajo vetë është pjesë e sektorit të kësaj industrie.
Në fund të puntatës së tretë, vetëm tre prej ideve arritën të kalonin në fazën tjetër, të cilat ishin aplikacioni “In Tirana” e prezantuar nga Ardit Gabani dhe Arnold Dema, “Creativity Zone” projekti kreativ nga Stela Toska dhe ideja e fundit e prezantuar nga Elton Saliaj, “NeoCharger”.
“Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.
Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni puntatën e tretë të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 30 Mars në Vizion Plus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.