Në episodin e 24 do të njiheni me Gerti Boshnjakun, një profesionist i ri dhe i vjetër në të njëjtën kohë. Pas nje eksperience 10 vjeҁare në fushën e marketingut në kompani si Infosoft, Neptun dhe DDB, ai merr vendimin për të themeluar kompaninë e tij New Media Communications. Kompania ofron shërbime në fushën e design / programim dhe marketing dhe ka një staf prej 15 punonjësish. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme të reklamave italiane, tek studimet për administrim biznesi dhe marketing deri në mënyrën si e sheh ai të ardhmen në fushën e reklamave.
Dëgjim të këndshëm !
Burimi: aftesi.info
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto