Ja cila është arsyeja pse ky startup ka lëshuar 100 satelitë në hapësirë - Business Magazine Albania

Ja cila është arsyeja pse ky startup ka lëshuar 100 satelitë në hapësirë


Një startup me bazë në San Francisko të martën lançoi 88 satelitë të aftë për të marrë imazhet e sipërfaqes së tokës. Kjo gjë e vë kompaninë Planet Labs, brenda mundësive të qëllimit të saj në mënyrë që të fotografojnë sipërfaqen e mbarë botës në baza ditore.

Sipas “The Verge”, satelitët janë dërguar në bordin e një rakete e nisur nga Organizata e Kërkimeve Hapësinore Indiane. Ato do të vihen online gjatë tre muajve të ardhshëm për të kapur imazhet e sipërfaqes së tokës.

Ndërsa satelitët tradicionale kanë madhësinë e një autobusi, “Planet” përdor satelitë nëntë paund vetëm pak më të mëdhenj se një tullë. Kjo i mban shpenzimet e reduktuara dhe lejon që kompania të ndërtojë më shumë të tillë, në mënyrë që të mbulojnë më shumë sipërfaqe.

Me lëshimin e ri, kompania tani ka rreth 144 satelitë që rretullohen rreth Tokës. Planet më parë ka thënë se do lëshojnë 100 deri në 150, kështu që deri tani është arritur targeti i synuar. Mike Safyan, drejtor i Planet, tha për Verge se Planet tani ka “flotën më të madhe të satelitëve që fotografojnë tokën … në historinë e njerëzimit.”

Satelitët nuk janë përdorur për të marrë imazhe në afërsi, si psh fytyrat e njerëzve apo targat e makinave. Në vend të kësaj, ata mbledhin imazhe në shkallë më të gjerë, duke kaluar mbi të njëjtin vend në të njëjtën kohë çdo ditë dhe vazhdimisht duke krahasuar rezultatet. Kompani të tjera mund t’i blejnë ato të dhëna nga Planet dhe të përdorin inteligjencën artificiale për të zbuluar lidhjen e të dhënave përkatëse me industritë e tyre të caktuara.

Një ndryshim në një element të veçantë brenda një imazhi mund të zbulojë që të ketë një marrëdhënie me trendet e caktuara të tregut. Një kompani mund të zbulojë, për shembull, se çmimet e konkurrentit të saj bien kur ndodhin disa ndryshime masive të tokës nga e gjelbër në kafe, apo nëse autostrada në një rajon të veçantë lidhet me shitjet më të larta.

Firmat e mëdha si Digital Globe tashmë sigurojnë të dhëna nga imazhet hapësinore, por me një fokus në klientët e mëdhenj, duke përfshirë edhe qeverinë e SHBA-së. Me satelitët e saj me kosto efektive, Planet mund të bëjë këto lloj të dhënash të arritshme për startup-et dhe kompanitë e tjera më të vogla.

Një tjetër startup hapësire në San Francisco, Spire, gjithashtu ka një flotë me mini satelitë, edhe pse imazhet e tij synojnë oqeanet. Planet e gjen veten në rritje të shpejtë: Pasi nisjet bëhen më pak të shtrenjta, pengesat e aksesimit janë më të ulëta.

Në fillim të këtij muaji, Planet fitoi Terra Bella, një kompani që kishte satelitë imazhi në pronësi të Google. Shtatë satelitë të kësaj kompanie mund të marrin imazhe me rezolucion të lartë, kështu që aftësitë e Planet me shumë gjasa do të rriten për të përshtatur një shumëllojshmëri të gjerë të nevojave të klientit.

E themeluar në vitin 2010, Planet ka 158 $ financim. Mbështetësit e saj përfshijnë firmën VC Data Collective dhe në fillimet e saj investitorin e Facebook Yuri Milner.

 burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0