Apple, Uber, Netflix, Twitter bashkohen kundër politikës së emigracionit të Trump - Business Magazine Albania

Apple, Uber, Netflix, Twitter bashkohen kundër politikës së emigracionit të Trump


Duke ndjekur deklaratat e brendshme dhe ato të publikut nga like-t në Google, Facebook dhe Microsoft për sa i përket politikës së re të Trump për emigracionin, dy njerëz të rëndësishëm të fushës së teknologjisë i janë bashkëngjitur kësaj “përleshjeje” me mendimin e tyre.

Të shtunën në një email të marrë nga Recode, CEO i Apple Tim Cook, kreu i kompanisë drejtuese në botën e teknologjisë, ka mbajtur një qëndrim kundër kësaj politike të re.

Apple nuk mund të ekzistonte pa emigracionin, ai e lulëzoi inovacionin që ne sot krijojmë. Kam dëgjuar që shumë prej jush janë të shqetësuar për urdhërin ekzekutiv të lëshuar dje për kufizimin e emigracionit për shtatë vende me shumicë myslimane. Unë i bashkohem shqetësimit. Ne nuk e mbështesim këtë politikë,” shkruan Cook në email, sipas raportit.

Apple ka punonjës të cilët preken nga urdhëri i djeshëm për emigracionin. Skuadrat tona ligjore dhe të sigurisë dhe burimet njerëzore janë në kontakt me ta dhe Apple do të bëj të pamundurën për t’i mbështetur. Ne po mundësojë burime të AppleWeb për këdo që ka pyetje dhe paqartësi për politikat e emigracionit. Ne kemi kontaktuar dhe me Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar efektet negative te punonjësit dhe kompania jonë.

Në të njëjtën mënyrë, në një memorandum të brendshëm nga CEO i Uber Travis Kalanick të marrë nga New York Times dhe të postuar në Twitter, kompania e transportit ka ngritur zërin për shqetësimin e saj dhe premtoi se do të mbështes punonjësit e saj te të cilët ka ndikim kjo politikë.

“Ky urdhër ka implikime më të gjera sepse ai prek gjithashtu me mijëra shoferë të cilët përdorin Uber dhe vijnë nga vendet e listuara në këtë urdhër… Ne po punojmë për të identifikuar këta shoferë dhe t’iu mundësojmë atyre një bonus për 3 muajt e ardhshëm për t’iu lehtësuar problemet financiare dhe për të mbështetur familjet e tyre… Në ditët në vazhdim do t’iu njohim me detajet e tjera.”

apple-uber-netflix-twitter-bashkohen-kunder-politikes-se-emigracionit-te-trump-businessmag

CEO i Netflix Reed Hastings foli të shtunën në Facebook për kundërshtimin e tij ndaj kësaj politike.

“Veprimet e Trump po dëmtojnë punonjësit e Netflix në  gjithë botën dhe në fakt ky urdhër jo-Amerikan po na prek të gjithëve,” shkruan Hastings.

“Këto veprime do t’a bëjnë Amerikën më pak të sigurt (përmes urrejtjes dhe humbjes së aleatëve). Një javë shumë e trishtë dhe akoma më tepër për mbi 600,000 ëndërrimtarë këtu në Amerikë të cilët ndodhen nën ktë kërcënim të pashmangshëm. Është koha që të bashkojmë duart për të mbrojtur vlerat amerikane për liri dhe mundësi.”

apple-uber-netflix-twitter-bashkohen-kunder-politikes-se-emigracionit-te-trump-businessmag

Së fundmi, CEO i Twitter Jack Dorsey iu bashkangjit thirrjes me një qëndrim kundër politikës së re të Trump.

“Impakti njerëzor dhe ekonomik i Urdhërit Ekzekutiv është i vërtet dhe shqetësues,” shkruan Dorsey. “Ne përfitojmë nga emigrantët dhe refugjatët që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

apple-uber-netflix-twitter-bashkohen-kunder-politikes-se-emigracionit-te-trump-businessmag

Ndërkohë që ndalimi i udhëtimit, i cili pengon hyrjen në Amerikë për 90 ditë të njerëzve nga Irani, Libia, Sudani, Siria, Iraku, Jemeni dhe Somalia, u shpall, një numër i madh i grupeve të drejtave civile, politikanësh dhe njerëzish të famshëm janë ngritur kundra kësaj politike në median sociale. Gjithsesi, pavarsisht mesazheve të fuqishme të publikut, kompania Apple ka qëndruar në heshtje në platformat publike.

Megjithatë, Cook i cili së bashku me CEO të tjerë të komanive të mëdha në fushën e teknologjisë, është takuar me Trump pas zgjedhjeve, duket i gatshëm për t’i rezistuar politikës së re në çfarëdolloj mënyre.

“Apple është i hapur. I hapur për të gjithë, nuk ka rëndësi nga jeni, çfarë gjuhe flisni, kë doni apo si luteni,” shkruan Cook, sipas raportit. “Punonjësit tanë përfaqësojnë talentet më të mira në botë dhe ekipi jonë përmban çdo cep të botës. Siç ka thënë dhe Martin Luther King, ‘Ne mund të vijmë nga varka të ndryshme, por ne jemi në të njëjtën anije tani.”

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0