Si të bëni blerjet e duhura online - Business Magazine Albania

Si të bëni blerjet e duhura online


Ka shumë ulje të disponueshme online kështu që, ne po ju udhëzojmë me disa metoda të cilat do t’ju ndihmojnë në blerjet tuaja, kohën dhe do t’ju kursejnë disa para në të njëjtën kohë: 

Shikoni ato kompani që kanë një sistem shpërblimi.

Dhe jo vetëm ato kompanitë tradicionale të rrobave apo elektronikës, ndonjëherë institucione të tjera që ofrojnë shërbime të ndryshme si transporti apo akomodimi (si Greyhound apo Spirit airlines) bëjnë zbritje speciale gjatë udhëtimit, duke iu dhënë shpërblime të ndryshme anëtarëve; zbritje në hotele, restorante, dyqane, parqe lojërash, etj. Dhe jo vetëm për transportin. Ju do të habiteni kur të shikoni të gjithë programet e mundshëm të shpërblimit që mund t’ju bashkoheni.

Shkruani datëlindjen tuaj kur të regjistroheni në faqe.

Shpesh herë ne gënjejmë për të dhënat personale, po kur gjeni një site cilësor për shopping apo platëformë është e rëndësishme të tregoheni të sinqertë ndërkohë që regjsitroheni duke shënuar dhe datëlindjen tuaj. Shumë kompani ofrojnë të famshmet dhuratat për datëlindje “Birthday Freebies”; një mënyrë e mirë për të marr diçka falas të paktën njëherë në vit.

Kuponat, kuponat, kuponat!

Është e pazakontë të blesh diçka online pa gjetur fillimisht një kupon diku tjetër. Shikoni për kuponat e uljeve apo kodet që mund të përfitoni në: email, website, rrjetet sociale, etj. Mos harroni që shumë marka janë më të arritshme në rrjetet sociale sesa me anë të formave të tjera të komunikimit. Nuk ka arsye pse të paguani më shumë dhe të humbisni mundësitë.

Dalloni faqet më të mira të blerjeve.

Ka me miliona site dhe është e vështirë të gjesh ata më të mirët; eCommerce worldwide është rritur shumë kohët e fundit dhe është e vështirë të gjesh çmime të mira, transport falas, taksa, etj. Kontrolloni ato site që ofrojnë shitje ndërkombëtare, transport dhe ato që kanë shumë marka dhe dyqanet cilësore. ShopAlike dhe ASOS për shembull, janë sitet më të mira për blerje.

Dalloni ditët dhe orët e mira

Ju do të pyesni , në cilat ditë të javës duhet të blej online më shumë? Sipas kompanive të ndryshme eCommerce dhe studimeve të mëparshme, mëngjeset e të hënave dhe të mërkurat janë ditët më të përshtatshme. Dhe sigurisht duke shmangur fundjavat, të mërkurat dhe të enjtet janë ditët kur shitësit bëjnë promocione dhe japin kode për zbritje të çmimit.

Shkarkoni aplikacionet më të mira për blerje online.

Përveç “Google shopper”, ka shumë aplikacione që e bëjnë më të lehtë blerjen online (dhe më të lirë). Aplikacionet mund t’ju informojnë me çmimet e produkteve, gjendjen, një krahasim midis çmimeve, promocionet, zbritjet, komentet dhe shumë funksione të tjera që mund t’i keni me një klik në smartphone-nin tuaj, tablet apo kompjuter. Amazon Price Check, Hopper, dhe Cart janë më të njohurit dhe më të mirët si aplikacione.

Qëndroni të sigurtë

E vërteta është se blerjet online janë një biznes i madh në ditët e sotme, që po mbledhin konsumatorë çdo ditë dhe po kursen kohë dhe para për të gjithë njerëzit në botë. Ju duhet të jeni të kujdesshëm; bëni blerje vetëm përmes platformave të sigurta (me reputacion të mirë) dhe mos i ndani të dhënat tuaja, kontrolloni faturën e blerjes apo llogarinë bankare sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të gjeni disa këshilla sigurie në SafeShoppoing.org.

Gjithashtu mos harxhoni më shumë para nga ç’keni, dhe gjeni disa strategji financiare fillimisht (ka gjithashtu Budget Apps që kujdesen për paratë dhe llogaritë tuaja).

A nuk është një ide e mirë të qëndroni në shtëpi të shmangni festat, të pushoni pak dhe të bëni disa blerje online nga telefoni apo kompjuteri ?

/Lifehack.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0