4 mënyra se si shpikësit mund të përfitojnë nga përdorimi i LinkedIn - Business Magazine Albania

4 mënyra se si shpikësit mund të përfitojnë nga përdorimi i LinkedIn


LinkedIn, rrjeti social i orientuar nga bizneset, ka më shumë se 106 milionë përdorues aktivë. Është shumë i njohur në botën e biznesit për kompanitë që zhvillojnë markën e tyre, punëdhënësit në kërkim të talenteve të reja, punëkërkuesit në kërkim të mundësive të reja dhe për punonjësit që ndërtojnë statusin e tyre udhëheqës. LinkedIn është gjithashtu një mënyrë e madhe që shpikësit të lidhen me njëri-tjetrin, të ndjekin dhe të arrijnë kompanitë, të paraqesin materialet e tyre të shpikjes dhe të marrin lajmet më të fundit nga industria e tyre. Shpikësit duhet të konsiderojnë përdorimin e LinkedIn si një nga mjetet kryesore për promovimin e tyre dhe të shpikjeve të tyre.

1. Krijoni lidhje të reja

A keni takuar ndonjëherë një të njohur dhe pastaj i shikoni ato më vonë në Facebook? Me LinkedIn, shpikësit mund të gjejnë profilet e njerëzve që ata  takojnë gjatë eventeve të ndryshme ose në jetën e përditshme dhe lidhen me ata me shpresën që të krijojnë sa me shumë lidhje profesionale. Nëse ju keni një lidhje të përbashkët me dikë, ju mund t’i kërkoni për një prezantim përmes platformës. Shumë njerëz listojnë industrinë e tyre dhe punëdhënësit, kështu që është e mundur të takoni njerëz të rinj dhe të bëni lidhje në hapësirën e inovacionit, duke fiksuar pozicionin dhe funksionin e punës.

Këshillë: Personalizoni URL tuaj të LinkedIn dhe  përfshijeni atë në kartvizitën tuaj të biznesit.

2. Bashkojuni grupeve

LinkedIn ka një funksion të quajtur ‘grupe’ që ju lejon të bashkoheni në diskutime me profesionistë të fushës tuaj. Ka shumë shpikës dhe grupe inovacioni në LinkedIn, duke përfshirë INPEX një grup që ndihmon për shpikjet. Industri specifike dhe grupe të përgjithshme sipërmarrëse mund të jenë gjithashtu të dobishme. Në këto grupe, ju mund të merrni pjesë në diskutime, nëpër postime e blogje dhe të lidheni me anëtarët e grupit. Nëse jeni duke konsideruar drejtimin e një fushatë për mbledhje fondesh, do të jetë e dobishme të bashkoheni me një grup të LinkedIn për të ndihmuar në rritjen e turmës tuaj. Përveç kësaj, në qoftë se keni nevojë për informacion mbi shpikjen ose diçka në lidhje me të apo mendime për idenë tuaj, ju mund të filloni një diskutim me grupin. (Gjithmonë konsultohuni me avokatin tuaj para se të jepni informacion në lidhje me shpikjen tuaj.)

Këshillë: Fokusojuni të bashkoheni në 3-4 grupe dhe të merrni pjesë në mënyrë aktive në biseda disa herë në javë që të rrisni rrjetin tuaj.

3. Hartoni një Portfol të punimeve dhe / ose një Rezyme

Profili juaj i LinkedIn mund të tregojë shumë për ju, me seksione të ndryshme që përdoren për gjëra të ndryshme. Seksioni “Përmbledhje” shpesh shfaq një hyrje apo letër motivimi. ‘Eksperiencat’ ju lejon të tregoni historinë e punës tuaj / përvojat tuaja dhe ju mund të postoni linqe që lidhen me ato pozicione, të tilla si faqet e internetit apo blogjet. Ka edhe seksione për patentat, çmimet, publikimet, rekomandimet, projektet, edukimin, punët vullnetare, çertifikatat dhe shumë më tepër.

Edhe pse jo çdo seksion do të jetë i plotësueshëm për ju, ka shumë mënyra që ju mund të bëni përdorimin e këtyre seksioneve për të nxjerrë në pah idetë dhe arritjet tuaja si një shpikës. Për shembull, në qoftë se ju është dhënë një patentë, vendoseni atë në qendër në seksionin e patentave. Përdorni seksionin përmbledhës për të shpjeguar se ju jeni një shpikës dhe përshkruani projektin tuaj të fundit. Nëse ju keni marrë ndonjë titull për shpikjen tuaj, listojini ato në seksionin e nderimeve / çmimeve. Mblidhni rekomandime nga partnerët kështu që të tjerët mund të shohin se me çfarë dëshironi të punoni. LinkedIn mund të mbajë të gjithë këtë informacion për ju dhe mund t’iu sigurojë atë për personat e tjerë me vetëm një URL të thjeshtë.

Këshillë: Vendosini vetes një kalendar kujtues për të shkuar te profili juaj në LinkedIn një herë në muaj dhe shtoni apo modifikoni informacionin sipas nevojës.

4. Lexoni lajmet e reja

Shumë kompani dhe njerëz kanë faqet e tyre në LinkedIn në të cilat ju mund të regjistroheni. LinkedIn është një qendër e madhe informacionesh dhe nëse ju jeni duke kërkuar për këshilla se si të krijoni një prototip, një listë të produkteve më inovative të vitit, ose fjalë të mençura se si të jeni më produktive, LinkedIn është vendi ku mund të kërkoni. Ndiqni kompanitë në industrinë e shpikjes tuaj, risitë e liderave të tjerë dhe njerëzit që janë frymëzues për ju.

Këshillë: Vendosni mënjanë çdo ditë pak kohë për të lexuar të rejat e industrisë suaj duke lexuar artikujt e LinkedIn.

4-menyra-se-si-shpikesit-mund-te-perfitojne-nga-perdorimi-i-linkedin-businessmagShpikësit duhet të shtojnë LinkedIn-in në listën e tyre të faqeve të mediave sociale që t’a përdorin për të promovuar idenë e shpikjes së tyre. Krijoni lidhje të reja, bashkojuni grupeve, hartoni punën tuaj, dhe lexoni lajmet e industrisë tuaj të gjitha në një platformë.

 

 

 

 

burimi: blog.inventhelp.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0