Paul Papadimitriou, strategjisti dhe inovatori nga Londra në Spark.me - Business Magazine Albania

Paul Papadimitriou, strategjisti dhe inovatori nga Londra në Spark.me


Skuadra organizatore e Spark.me, një nga konferencat më të mëdha të marketingut/internetit në Europën Juglindore e cila do të mbahet më 28-29 Maj në Budva të Malit të Zi, sapo ka konfirmuar një spiker të ri në Spark.me- Paul Papadimitriou, inovator biznesi, strategjist dhe një spiker nga Londra.

Paul është themeluesi i Intelligencr, një firme globale për mbledhjen e informacioneve që ndihmon organizatat përqark globit në formulimin e strategjive inovative biznesi. Ai udhëton në të gjithë botën për të vëzhguar se çfarë do të thonë teknologjitë e reja për të ardhmen e të rinjve tanë, bizneseve, punës, kulturave dhe shoqërive- gjeopolitika e “përçarjes”.

Me këtë realitet të ri, Paul dizenjon inovacionin dhe strategjitë marketing të formësuara rreth një konsumatori “nomad“ dhe “fisnor“, dhe më së fundmi ka lançuar një ekosistem smartphone në Kinë dhe Europë. Më parë, ai ka punuar me Microsoft, eBay, Fujitsu, SABMiller, Canonical, EY, Criteo, Siemens, Tumblr, EU ose ITU (International Telecommunication Union). Paul këshillon startupet në të gjithë botën dhe prodhon podcast të shumëfishta: Layovers- mbi inovacionin për udhëtimet ajrore, The Digital Loop- mbi përçarjen dixhitale, Notional Capital- mbi startupet business-to-business (B2B).

Paul-Papadimitriou-strategjisti-dhe-inovatori-nga-Londra-në-Spark.me-businessmag

Puna dhe këndvështrimet e Paul mbi epokën ku jetojmë është shfaqur te The Economist, ABC, TF1 ose Japan Times. Si një spiker shumë i kërkuar, Paul inspiron audiencat në 5 kontinente, në evente madhore dhe në mbledhjet private në Fortune 500. I dalluar për aftësitë e tij organizuese, ai moderon evente të korporatave dhe industrive të një profili të lartë si LeWeb, një prej konferencave më të mëdha IT në Europë.

Spark.me 2016 do të mirëpresë disa prej personaliteteve më influencues të mediave online, drejtues lider të marketingut, dhe aktorë kyç në ekosistemin europian dhe global të startupeve. Veronica Belmont është një personalitet i medias online, një këshilluese e startupeve, spikere dhe krijuese e podcast-eve nga San Francisco, me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në Twitter! Scott Morrison është ish-Drejtor i Marketingut për Diesel, Levi’s dhe Activision, ndërsa Sara Rosso është Drejtore e Marketingut në Automattic (provider i shërbimeve online si WordPress.com, Akismet, Gravatar dhe shumë të tjerë), dhe themeluese e Ditës Botërore të Nutella, tashmë një ditë pushimi e njohur zyrtarisht e zotëruar dhe menaxhuar nga marka Nutella.

Paul-Papadimitriou-strategjisti-dhe-inovatori-nga-Londra-në-Spark.me-businessmag

Më shumë se 400 njerëz nga 17 shtete janë rregjistruar tashmë për Spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€, ose 70€ në rastin e një bilete studentore. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016. Biletat e Spark.me janëtë vlefshme në faqen zyrtare të konferencës, në www.spark.me.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME dhe e sponsorizuar nga Crnogorski Telekom (filial i Deutsche Telekom AG). Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0