Le Futur, një oaz pozitiviteti që po synon tregun global - Business Magazine Albania

Le Futur, një oaz pozitiviteti që po synon tregun global

Le Futur nuk është vetëm një dyqan, por një koncept që solli në Shqipëri një mënyrë të re për të parë produktet e përditshme: si emocione, humor dhe frymëzim. Besnik Këllezi, themeluesi i këtij brand-i që ka 18 vite histori, rrëfen se sfida më e madhe ka qenë të bindte njerëzit se gjërat e vogla mund të kenë një ndikim të madh në përditshmëri. Sot, Le Futur është kthyer në një komunitet të gjallë ku ngjyrat, energjia dhe surprizat janë pjesë e përditshme. Nga eventet unike, tek bari brenda dyqanit e madje edhe një radio që transmeton emisione e programe kulturore, çdo hap ka treguar se vizioni i tij nuk kufizohej vetëm te tregtia e fitimi, por tek ndërtimi i një kulture pozitive rreth kreativitetit. Tashmë, ambicia është e qartë: zgjerimi global dhe transformimi i Le Futur në një lëvizje që sjell buzëqeshje dhe frymëzim kudo ku shkon.

Çfarë e motivoi krijimin e Le Futur? Cili ishte vizioni fillestar?  

Le Futur lindi nga një ide e thjeshtë: të sillnim në Shqipëri një eksperiencë ndryshe blerjeje, ku  produktet nuk janë thjesht praktike, por edhe kreative, plot ngjyra dhe humor. Ajo që na motivoi  ishte dëshira për të sjellë diçka që mungonte, një hapësirë ku njerëzit të gjenin gjëra të vogla,  por që të sjellin buzëqeshje dhe ta bëjnë përditshmërinë më të këndshme. 

Vizioni ynë fillestar ishte të krijonim një dyqan ku inovacioni, origjinaliteti dhe argëtimi të  bashkoheshin. Jo thjesht të shisnim produkte, por të ndërtonim një kulturë pozitive rreth  dhuratave, aksesorëve dhe detajeve të veçanta që të frymëzojnë. Për ne, çdo produkt ka një  histori dhe një qëllim… të bëjë jetën më të bukur dhe më të lehtë. 

Sot kur ktheni kokën pas, a është përmbushur  vizioni që kishit në fillim?  

Duke qenë se Le Futur është nje model biznesi kreativ do doja që brand-i te kishte shkuar global  më përpara edhe pse ne po punojmë për ta çuar Le Futur nëpër botë duke ofruar të njëjtën përvojë si këtu.

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha për ta bërë Le Futur një histori suksesi? 

Kur nisëm Le Futur, dëshira nuk ishte thjesht të hapnim një dyqan, por të ndërtonim një koncept krejt ndryshe në tregun shqiptar. Sfida më e madhe ishte pikërisht kjo: të bindnim njerëzit se produktet nuk duhen parë vetëm si sende praktike, por edhe si emocione, humor dhe frymëzim. Pastaj erdhën sfidat klasike: gjetja e furnitorëve që na përshtateshin, sjellja e risive me çmime të arsyeshme dhe krijimi i një identiteti që dallon në një treg të mbushur me opsione. Dhe mbi të gjitha, duhej të ndërtonim një komunitet;  jo vetëm klientë, por njerëz që e ndjejnë Le Futur si pjesë të përditshmërisë së tyre. 

Çdo pengesë na bëri më kreativë. Sot e shohim se sfidat ishin pjesa më e bukur e rrugëtimit,  sepse na mësuan të mos heqim dorë nga origjinaliteti dhe energjia pozitive që na karakterizon. 

Ky artikull është publikuar në numrin 39 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikujt e BM!

Cilat janë arritjet e Le Futur në këto 18 vjet që ju bëjnë më krenarë; qofshin këto evente, partneritete apo rritje komuniteti?  

Për ne, suksesi nuk matet vetëm me shifra, por me momentet që kanë lënë gjurmë. Një nga  arritjet tona më të mëdha është ndërtimi i një komuniteti të gjallë, ku njerëzit nuk vijnë vetëm  për të blerë, por për të përjetuar diçka ndryshe.  

Eventet që kemi organizuar kanë treguar se Le Futur është më shumë se një dyqan – është një  hapësirë sociale ku njerëzit ndihen pjesë e një bote plot ngjyra dhe ide kreative. Partneritetet  me marka dhe individë që ndajnë të njëjtin vizion kanë na dhënë mundësinë të rrisim ndikimin  tonë dhe të sjellim gjithmonë risi.  

Po ashtu, edhe eventet që janë organizuar tek Le Futur kanë sjellë një energji të veçantë. Për shembull, ne realizuam për herë të parë festën e Vitit të Ri dhe Halloween-in me DJ brenda në dyqan – një përvojë që solli emocion të jashtëzakonshëm.

Një tjetër risi është bari që kemi hapur brenda në hapësirën tonë, i cili është shndërruar në një oaz të vogël për komunitetin. Aty mund të shijosh një kafe të qetë ose një gin & tonic mes miqsh.

Megjithatë, ndoshta arritja më e madhe është fakti që sot emri Le Futur lidhet natyrshëm me pozitivitet, energji dhe surpriza. Ky është komuniteti ynë… një familje që rritet çdo ditë e më shumë.

Çfarë veçantie solli Le Futur në treg? Pse Le Futur është më shumë sesa një dyqan i sendeve të personalizuara?

Kur shikon tregun shqiptar, për vite të tëra ekzistonin vetëm dy alternativa: produkte shumë praktike, por pa shpirt, ose artikuj të personalizuar që mbeteshin tek emrat, fotot dhe klishetë. Ajo që mungonte ishte një hapësirë ku produkti të ishte njëkohësisht funksional, të jepte emocion dhe pse jo të të bënte për të qeshur ( ose të paktën të buzëqeshur).

Ne duam që përvoja e blerjes të ndahet deri në fund. Prandaj, çdo produkt që blen shoqërohet me paketim, çanta dhe kartolina falas sepse nuk ka lumturi më të madhe sesa kur klienti ndihet i gëzuar, por edhe personi që merr dhuratën. Ne besojmë fort se lumturia e njerëzve është prioriteti ynë, pavarësisht kostos.

Le Futur e mbushi pikërisht këtë boshllëk. Solli diçka ndryshe: një eksperiencë ku çdo artikull nuk është thjesht “për ta pasur”, por për të treguar një histori, për të të bërë të buzëqeshësh dhe për të të dhënë një energji ndryshe në përditshmëri.

Çfarë planesh dhe vizioni keni për të ardhmen e Le Futur?

Le Futur ka qenë gjithmonë një ide në lëvizje. Që në fillim kemi dashur të mos kufizohemi vetëm te “një dyqan i bukur”, por të ndërtojmë një univers ku kreativiteti, surprizat dhe energjia pozitive bëhen pjesë e përditshmërisë së njerëzve. 

Për të ardhmen, synimet tona janë të qarta: 

  • Zgjerim në lokacione të reja – duam që Le Futur të jetë nje nga ato brand-et shqiptare që  bën histori nëpër bote. Duam të shtrihemi globalisht. 
  • Fusha të reja aktivitetesh – nga evente kreative, te workshop-e e eksperienca që lidhin  komunitetin tonë edhe jashtë raftit të dyqanit. 
  • Bashkëpunime të veçanta – me artistë, marka dhe individë që ndajnë me ne të njëjtin vizion:  ta bëjmë përditshmërinë më të gëzueshme dhe më origjinale. 

Vizioni ynë është që Le Futur të mos jetë thjesht një vend ku blen diçka, por një lëvizje që sjell  inspirim, kreativitet dhe buzëqeshje kudo ku shkon. 

Në këtë udhetim do doja të falenderoja edhe stafin i cili është arteria kryesore e Le Futur. Ne  jemi krenar që stafi është si nje familje edhe pjesë e rëndesishme e të gjithë udhëtimit tonë.  

Edhe mos harroni “Jeta është diçka e mrekullueshme. Ky është sllogani yne i cili lindi gjatë pandemisë që t’i sillnim njerëzve pozitivitet.

Ky artikull është publikuar në numrin 39 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikujt e BM!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0