1 në 5 punonjës të gatshëm të shesin fjalëkalimet e kompanive ku punojnë - Business Magazine Albania

1 në 5 punonjës të gatshëm të shesin fjalëkalimet e kompanive ku punojnë


Për çështjet e sigurisë së korporatës, punonjësit tuaj janë lidhja më e dobët. Por një raport i ri gjeti se punonjësit janë edhe më të gatshëm të ndihmojnë hakerat të futen në rrjetin tuaj.

Sipas një raporti nga SailPoint, një kompani e bazuar në Austin të Texasit për menaxhimin e sigurisë dhe identitetit, një në pesë punonjës të survejuar do t’ua shisnin fjalëkalimet hakerave, deri në 1 në 7 punonjës ishte po ta krahasojmë me vitin e kaluar. Nga 20 % e këtyre që shesin fjalëkalimet, 44 për qind do ta bënin për më pak se 1,000 $. Disa ishin madje të gatshëm të shisnin kredencialet e kompanisë për më pak se 100 $. “Këtë vit, edhe përqindja e atyre që ishin të gatshëm të riskonin të dhënat e kompanisë nëpërmjet apatisë, neglizhencës së tyre apo përfitimeve financiare u rrit,” thuhet në raport.

Studimi i 2016-ës u udhëhoëq nga Vanson Bourne, një firmë e pavarur kërkimesh. Vanson intervistonte punonjësit në kompani private në sektorin e IT, ndërtimit, financës, kujdesit shëndetsor, gazit dhe naftës dhe shërbimeve të konsumatorit në Australi, Francë, Gjermani, Hollandë, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi gjeti gjithashtu se 65 për qind e të pyeturve pranuan se kanë përdorur një fjalëkalim të vetëm për shumë aplikacione dhe 1/3 e të pyeturve ndajnë fjalëkalimet me kolegët e tyre. 26 për qind e punonjësve aktualë ngarkojnë informacione sensitive në aplikacionet e sistemit “cloud” me qëllimin për të ndarë këto të dhëna me personat jashtë kompanisë. Gati gjysma e të pyeturve, 40 për qind thanë se kanë akses te shumë llogari të kompanive nga punët e mëparshme.

Një kompani mesatare e marrë në studim kishte 50,000 punonjës, nga të cilët 10,000 prej tyre i shesin fjalëkalimet, nga kёta tё fundit 4,400 i shesin fjalëkalimet për më pak se 1,000 $. 32,500 punonjës në korporata të mëdha përdorin të njëjtat fjalëkalime për llogari të shumëfishta dhe pothuajse 17,000 i ndajnë fjalëkalimet me kolegët.

Gjithashtu punonjësit po blenë software “cloud” për të realizuar rrjedhjen e informacioneve pa e ditur departamenti i IT-së. Studimi tregon se 33 për qind e punonjësve po blenë aplikacione në “cloud” dhe 70 për qind e tyre ngarkojnë të dhënat dhe informacionet e kompanisë në aplikacione. Rreth 50 për qind e punonjësve nuk i tregojnë departamentit të IT-së rreth këtyre blerjeve me justifikimin se “bëhet më shpejt pa IT,” thotë raporti. Fakti se pse kjo paraqet një rrezik është për shkak se hakerat mund të përdorin një pikë hyrje, duke përfshirë aplikacionet e jashtme si një derë komunikimi te rrjeti juaj ose për tё vjedhur informacione.

“Sa më shumë këto rrjedhjet të preknin njerëzit individualisht, do të ishin më vigjilentë rreth proceseve të sigurisë. Por në një kontrast të zymtë, duket se ndërsa ata presin sigurinë e informacioneve të tyre personale, kur janë në palën e punonjësve, të njëjtët përdorues e përdorin në mënyrë shumë jo efektive sigurinë, duke e lënë veten dhe punëdhënësit të ekspozuar,” thotë raporti.

 

/Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0