'Breaking Boundaries': Zgjidhja jonë do ti bëjë astronautët të ndihen si në shtëpi - Business Magazine Albania

‘Breaking Boundaries’: Zgjidhja jonë do ti bëjë astronautët të ndihen si në shtëpi


Intervista me fituesit e Space Apps Challenge

Emri i projektit: Breaking boundaries

Anëtarët e ekipit: Ardian Abazi, Blend Hamiti, Premt Cara

Drejtues i ekipit: Premt Cara

1. Mund të na e përshkruani shkurtimisht projektin tuaj?

Projekti ynё sugjeron një ide e cila me ndihmën e fushës magnetike do t’u japё astronautёve një ndjesi shtëpie dhe do t’i ndihmojё ata në rrugëtimet e gjata dhe në shumë aspekte tё tjera.

2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

U ofron zgjidhje dhe u shërben astronautёve. Atje ku ne jemi fokusuar më së tepërmi, është te fakti se çdo njeri (person) mbi moshën 65 vjeçare ka 1% humbje të eshtrave çdo vit, kurse njё astronaut i cili është në hapёsirë, ka 1% humbje tё eshtrave në muaj. Më thjesht, ne jemi munduar të gjejmë zgjidhje pёr reduktimin e këtij problemi.

3. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Nasa Space Apps Challenge?

Së pari, për shkakun se ne ishim më të rinjtё në garë nuk e mendonim shumë fitoren, por ne shkuam më shumë për eksperiencёn. Para se gjithash, ishim optimistё për idenë që kishim dhe shpresuam për më të mirën.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

4. Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Po, kjo ishte hera e parë pёr ne, por s’do të jetë e fundit.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Ishte një përvojë shumë e bukur dhe mendoj se do të na sherbejë si një eksperiencё e rëndësishme në jetën tonë. Besonim në një eveniment të bukur, i cili rezultoi i tillë, shpresonim për eksperiencё, të cilën besoj që e morёm dhe me e rëndësishmja ishte se kaluam një kohë të bukur.

6. Vlerën e çmimit të fituar për çfarë do ta përdorni?

Më se tepërmi për aplikime në universitete dhe për edukim tё mëtejshëm.

7. Cili është hapi tjetër? Ku e shikoni veten pas 1 viti?

Ne shpresojmë të garojmë në nivel global dhe saktësisht pas njё viti e shohim veten pjesёmarrës tek i njёjti hakaton dhe pjesёmarrës në shumë gara dhe evenimente tё tjera shkencore.

8. A ju duhet ndihmë e mëtejshme për ta zhvilluar më tej aplikacionin / zgjidhjen tuaj? Nëse po, në çfarë forme:

Për zhvillimin e idesë tonë, duhen hulumtime të mёtejshme derisa të konkludohet sa realiste është kjo ide. Pastaj do të na duhet mbështetje financiare, e cila do tё na mundësojё punimet në këtë fushë.
Ju Falemnderit!

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0