Të hënën Apple Inc lançoi iPhone-in e tij më pak të shtrenjtë, iPhone SE 399$, duke mbushur hendekun në linjën e tij të produkteve me ekran të vogël që targeton konsumatorët e rinj në tregjet e reja dhe ata që pëlqejnë telefona më të vegjël, një përpjekje e kompanisë kjo për të rikthyer shitjet e telefonave.
Lançimi i mbajtur në kompaninë teknologjike në Cupertino, Kaliforni dhe jo në një auditor të gjërë në San Francisco, nuk habiti as ekspertët e teknologjisë, as investitorët.
“Ka njerëz të cilët duan një telefon me masë më të vogël të ekranit,” ka thënë Bob O’Donnell i TECHnalysis Research. “Kur ke nevojë të rrisësh tregun duhet të bësh një shkurtim në çmim,” pavarësisht se ai ngre pyetjen nëse çmimi është i ulët mjaftueshëm për të gjeneruar kërkesë domethënëse.
Apple po shpreson se modeli më i lirë do të stimulojë në përgjithësi shitjet e iPhone, të cilat pritet të bien këtë tremujor në mënyrë të ndjeshme për herë të parë që kur telefoni u krijua para 9 vitesh.
Modeli i ri gjithsesi nuk zbut shqetësimet e Apple, e cila feston përvjetorin e 40-të më 1 Prill.
“Apple është kaq e madhe tani saqë asgjë nuk duket sikur do ta befasojë më shumë botën dhe strategjia duket se po i kthehet ofrimit të produkteve plotësuese si rripat e orave, në mënyrë që të mbahen shitjet e momentit,” ka thënë Skip Aylesworth, menaxheri i portofolit i Hennessy Technology Fund.
Kompania prezantoi një rrip dore për Apple Watch dhe një tablet iPad pro, në eventin e së Hënës, dhe një robot të quajtur Liam për mbledhjen e iPhone-ave të vjetër dhe ripërdorimin e materialeve.
Por asnjëra nga këto lëvizje gjeneroi shumë entuziazëm ndërmjet investitorëve. Që prej vlerës më të lartë të regjistruar të aksioneve prej 133$ në Shkurt 2015 kompania po përjeton një rënie prej 20% në çmimin e aksioneve të saj.
iPhone SE me ekranin 4-inç ka të njëjtën masë si iPhone 5C, i cili dështoi dhe nuk është më i disponueshëm për shitje në dyqanet Apple. iPhone 6S, i cili më parë kishte ekranin më të vogël të gjeneratës së 6-të, është 4.7 inç.
Telefoni i tij ka një kamerë prej 12 megapiksel dhe çmimi nis nga 399$ për memorien 16 GB.
Megjitatë, kompania pritet të lançojë iPhone 7, në fund të vitit.
Cook mbron privatësinë
Para lançimit, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook bëri rolin e avokatit të fortë të kompanisë për të dhënat e konsumatorëve të tij si një qytetar i mirë i korporatës me deklaratat për përpjekje të reja për rigjallërimin e programeve për aplikacionet e mobile, të cilat njerëzit mund t’i përdorin për të menaxhuar kushtet shëndetsore.
Ndërkohë, ai edhe njëherë përsëriti refuzimin për të bashkëpunuar me qeverinë amerikane për të shkyçur iPhone-in që i përkiste njërit prej qëlluesve të masakrës së San Bernardino, KALIFORNI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
