N.O.X , fituesit e Startup Weekend Tirana

N.O.X , fituesit e Startup Weekend Tirana


TechSot.Al: Urime edhe njëherë për vendin e parë në Startup Weekend Albania. Si e vlerësoni këtë çmim?

NOX: Faleminderit! Jemi ende të emocionuar sa herë e dëgjojmë! Çmimi është një pjesë e Startup Weekend-it dhe ne e vlerësojmë maksimalisht. Jo vetëm për vlerën fizike, por edhe ato që përfaqëson. Vendi i parë dhe çmimi janë shtysa te mëdha për të rritur besimin te vetja jonë dhe për te na shtyrë të shkojmë më tej.

TechSot.Al: Mund të na flisni pak për idenë/startup-in tuaj?

NOX-Erik Tamo-businessmag

NOX: Po sigurisht. Për ta thenë thjesht, dhe mos u futur në detaje, N.O.X (Night Out Experiences) është një app për celularin tuaj, i cili synon të ndryshojë mënyrën e argëtimit të qytetarëve. Në vend që njerëzit të shkojnë gjithmonë në të njëjtin vend, në të njëjtin lokal, të konsumojnë të njëjtat gjëra, ne duam t’u japim mundësira të tjera duke u ofruar sygjerime, oferta dhe shërbime informimi në mënyrë që të provojnë diçka ndryshe dhe duke zgjeruar horizontin në të njëjtën kohë. P.sh. nëse dikush kalon pranë një bari/club-i/restoranti/ apo një vendi tjetër interesant që është i lidhur me N.O.X, përdoruesve do t’u dalin njoftime për produkte të reja, ndryshe dhe me ofertat më të mira të mundshme. Gjithashtu kjo funksionon edhe kur përdoruesi do të gjejë një produkt apo një shërbim të caktuar N.OX. e drejton në vendin e duhur. Për më tepër duam të promovojmë kulturën duke dhënë sugjerime për teatro, grupe libri, pikture etj dhe landmark-e të rëndësishme të vendit tonë.

TechSot.Al: Në çfarë faze është startup-i juaj aktualisht?

NOX: Për momentin jemi në fazen e planifikimeve dhe qartësimit akoma më tepër të produktit. Po flasim me investitorë të mundshëm dhe së shpejti do fillojmë ndërtimin e tij.

TechSot.Al: A do të ketë një aplikacion ideja juaj? Apo keni një të tillë? Dhe n.q.s në të ardhmen, kur? iOS/Android?

NOX: Po, ideja jonë është për aplikacione si për sistemin iOS, ashtu edhe Android. Parashikojmë që të jemi në treg pas 6-7 muajsh nëse gjërat shkojnë sipas planit.

TechSot.Al: Mund të na flisni pak per ekipin tuaj? Nga kush përbëhet?

NOX: Grupi përbëhet nga 2 persona, Renis Krisafi, një bashkëpunëtor dhe miku im, dhe unë, Erik Tamo. Gjithashtu tek Startup Weekend – Smart City Edition u njohëm dhe me një person të tretë, i quajtur Ervin Kurti, ndihmën e të cilit e vlerësojmë shumë.

Unë dhe Renisi jemi dhe shokë klase në Universitetin Europian të Tiranës. Momentalisht ne ndjekim Bachelor-in dhe studiojmë Informatikë Ekonomike. Ervini është student në Durrës për Inxhinieri Kompjuterike.

TechSot.Al: Cili është hapi tjetër për idenë/startupin tuaj?

NOX-startup wekend-businessmag

NOX: Hapi tjetër është bashkimi me njerëz insipirues dhe të aftë, të cilët do na ndihmojnë të ecim akoma më lart. Ndërkohë po vlerësojmë mundësitë dhe ta bëjmë realitet N.O.X-in.

TechSot.Al: Duke parë përpara, çfarë pengesa ju dalin? Çfarë ju nevojitet?

NOX: Sfida më e madhe do të thoja që është edukimi i njerëzve mbi projekte si N.O.X dhe të tjera të cilat janë teknologjike dhe duhen promovuar sa më shumë në shoqërinë tonë në zhvillim. Mund të na nevojiten disa gjëra teknike, por më tepër se aq na nevojitet besimi i personave të ndryshëm dhe besimi te vetja jonë dhe N.O.X, pasi është e vetmja mënyrë për ta bërë realitet idenë tonë.

TechSot.Al: Ideja/startupi juaj, vetëm për në Shqipëri, apo edhe për në rajon dhe më gjërë?

NOX: Fillimisht është për Shqipërinë dhe sidomos kryeqytetin. Kjo është faza e parë. Pastaj mundësitë për zgjerim ekzistojnë.

TechSot.Al: Çfarë përshtypje keni nga eventi Startup Weekend Albania? Sa i dobishëm është një event i tillë për sipërmarrësit Shqiptarë?

NOX: Eventi ishte një përvojë shumë e mirë të cilën ia sygjeroj të gjithë atyre që kanë një ide interesante. Për më tepër është një platformë nëpërmjet së cilës mund të krijosh kontakte të rëndësishme për të ardhmen.

Dua të shtoj që edhe mentorët që ishin aty na ndihmuan. Startup Weekend është një event i domosdoshëm për vendin tonë për ta çuar para Shqipërinë. Vetëm duke e nxitur rininë dhe të tjerët, vendi ynë mund të ecë para.

Intervistë ekskluzive e TechSot.Al, nje nga sponsorat mediatikë te Startup Weekend Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0