Spark.me, konferenca e marketingut për Europën Juglindore hap dyert në Budva

Spark.me, konferenca e marketingut për Europën Juglindore hap dyert në Budva


Spark.me, një nga konferencat më të mëdhaja të marketing/internet në Europën Juglindore, do të mbahet më 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, në Budva, Montenegro. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domeinit të aktivitetit kombëtar të internetit në Mal të Zi, -Domain.ME. Spark.me sjell histori nga zgjidhjet kryesore të teknologjisë, modele biznesi inovative, duke angazhuar strategji të markimit, dhe iniciativa mbarëbotërore, dhe sjell bashkë liderat, marketerët, startupet dhe të apasionuarit e biznesit, teknologjisë dhe inovacionit.

Spark.me është një konferencë dy ditore interaktive e dizenjuar për t’ju frymëzuar, për t’ju ndezur imagjinatën, dhe për t’ju bërë ju që të gjeni shkëndijën tuaj, atë gjë që ju bën të veçantë, idenë e cila ju bën të dalloheni nga turma, së bashku me njërëzit që duhet të njohësh për ta bërë idenë realitet.

Pas suksesit të organizimit të Spark.me për tre vite rradhazi, me më shumë se 1,300 të ftuar dhe 50 spikera të njohur ndërkombëtarisht, Domain.ME fton mediat dhe publikun për të rezervuar ditët e tyre në konferencën e këtij viti, 28-29 Maj 2016. Skena e Spark.me, gjatë viteve të kaluara, ka mirëpritur disa nga filozofët më influencuesë në botë: Pankaj Ghemawat (një nga figurat lider në botë për strategjinë globale, dhe një spiker i TED), Christopher Fabian (bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Njësisë së Inovacionit të UNICEF, dhe një nga 100 njerëzit më me influencë nga revista Time për 2013-ën), Scott Berkun (bestseller dhe spiker), Alf Rehn (mendimtar biznesi i njohur ndërkombëtarisht, autor dhe spiker), David Armano (Drejtor i Strategjisë Globale: Key Accounts at Edelman Digital), Tony Conrad (bashkëthemelues dhe CEO i about.me, dhe partner financimi te True Ventures), dhe Peter Sunde Kolmisoppi (hakerues/artist i cili merret me çështjet e të drejtave të pronës intelektuale, i njohur më së miri si bashkëthemelues i The Pirate Bay).

Spark.me-konferenca-e-marketingut-businessmag

Spikeri i parë i konfirmuar i Spark.me është Jon Bradford, bashkëthemeluesi i F6S (komuniteti lider i startupeve, ku këto të fundit rriten bashkë nëpërmjet programeve të startupeve, kontratave, punësimeve, diskutimeve dhe eventeve), dhe i Tech.eu (blog i teknologjisë që ju vjen në ndihmë për të kuptuar industrinë teknologjike në Europë nëpërmjet të dhënave, historikut, statistikave dhe intervistave). Para kësaj, Jon ka qenë Drejtor i Menaxhimit i Techstars në Londër, një akselerator startupesh i orientuar nga mentorshipi, i cili konsiderohet se është një nga akseleratorët më të mirë të startupeve në botë. Jon është i fokusuar në ndihmesën e startupeve në mënyrë që themeluesit e tyre të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë. Gjatë 5 viteve të kaluara, Jon ka shërbyer si një këshillues për shumë akseleratorë të tjerë që kanë pasur nën guidën e tyre shumë kompani, që nga Montreali e deri në Moskë. Organizatorët e Spark.me do të bëjnë me dije për spikera të tjerë në javët në vazhdim.

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës, në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të Martën, më 22 Dhjetor, organizatorët kanë lëshuar një numër të limituar biletash me një çmim paraprak Super Early Bird Price) prej vetëm 80€, dhe 50 bileta për studentët me një çmim prej vetëm 50€. Biletat Super Early Bird Price janë të limituara dhe janë të disponueshme nëse merren personalisht vetë. Biletat për studentët janë të disponueshme për ata që janë ende duke ndjekur studimet universitare, të diplomuarve, dhe studentëve të doktorraturës deri në 27 vjeç dhe për ata që do të diplomohen në 2016-ën.

Duke shpallur Spark.me 2016, Nataša Đukanović, Drejtoresha Ekzekutive për Marketingun e Domain.ME, tha: “Si një pjesë integrale e programit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, Domain.ME mbështet komunitetin e internetit dhe marketingut në Europën Juglindore, dhe ndihmon në zhvillimin e komunitetit të startupeve dhe bizneseve në Malin e Zi. Misioni i Spark.me është të përmirësojë cilësinë e jetës në Europën Juglindore duke rritur ndërgjegjësimin rreth mundësive që ofrojnë interneti dhe teknologjitë e reja, nëpërmjet edukimit, konkurrencës dhe mundësive të rrjetëzimit.”

Për më shumë informacione rreth Spark.me, vizitoni website-in zyrtar të konferencës: www.spark.me.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0