Bizneset greke drejt vendeve fqinjë: Bullgari, Shqipëri, Qipro

Bizneset greke drejt vendeve fqinjë: Bullgari, Shqipëri, Qipro


Kriza e thellë ekonomike dhe taksat e rënda po detyrojnë bizneset greke, që të shpërndahen në vendet fqinje.

Dhoma kombëtare e Tregtisë në Greqi njoftoi se, 60 mijë biznese të vogla dhe të mesme greke kanë bërë kërkesë për t’u shpërngulur në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, Bullgari dhe Qipro, për shkak të vështirësive të mëdha që po hasin në vendin e tyre.

Gazeta e njohur “Kathimerini” citon presidentin e kësaj dhome, Vasili Korkidis, të shprehet se biznesi në Greqi është mbitaksuar për një kohë të gjatë dhe tashmë i ka ardhur fundi durimit. Sipas të dhënave zyrtare, nga organizata më e madhe e biznesit në Greqi, aktualisht 60 mijë ndërmarrje greke të madhësive të ndryshme kanë hapur NIPT-e në vendet fqinje.

Sipas Dhomës së Tregtisë, këto NIPT-e nuk janë aktivizuar ende, por hapja e tyre tregon se bizneset greke po bëjnë përgatitje për t’u shpërngulur në vendet fqinje, ku taksat janë më të ulëta dhe nuk ka kontrolle mbi kapitalin.

Në 6 vitet e fundit, kriza ka falimentuar mbi 50 mijë biznese në Greqi. Sipas parashikimeve të Dhomës së Tregtisë, në 2016-n vlerësohet se mund të falimentojnë edhe 63 mijë të tjera, për shkak se kontrollet mbi kapitalin, që qeveria vuri verën e këtij viti, kanë thelluar krizën e likuiditetit.

Shumica e ndërmarrjeve përballen me vonesa në pagesa dhe pamundësi financiare. Nga ana tjetër, 7 vite krizë kanë çuar në një rënie të thellë të konsumit, i cila vlerësohet gati 42 për qind, duke rrudhur të ardhurat e bizneseve, veçanërisht atyre të vogla e të mesme.

Mësymja e bizneseve greke në rajon mund të jetë një mundësi e mirë për ekonomitë fqinje, përfshirë Shqipërinë, për të përfituar kapital dhe investime të reja, të cilat krijojnë vende pune dhe gjenerojnë prodhim në ekonomi.

Të dhënat tregojnë se, deri më tani, përfituesja kryesore nga eksodi i kapitalit grek ka qenë Bullgaria, ku prej vitit 2009 janë shpërngulur mbi 10 mijë biznese greke, të cilat kanë investuar në total mbi 4.5 miliardë euro në ekonominë bullgare.

Mediat në Athinë i bënë jehonë javë më parë, lajmit që qeveria shqiptare do të hiqte taksën për biznesin e vogël nisur nga janari i 2016-s dhe – sipas tyre, – shumë biznese greke mund të transferohen në Shqipëri.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0