TikTok-u është një nga platformat më të populluara në rrjetet sociale në të gjithë botën, dhe Kosova nuk është përjashtim. Kjo platformë përdoret kryesisht nga adoleshentët, me një kufi minimal të moshës për përdorim sipas disa statistikave që është 13 vjeç, megjithatë shpesh përdoret edhe nga grupmoshat më të reja.
Krenare Sogojeva – Dermaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka deklaruar se janë përkthyer politikat e privatësisë në gjuhën shqipe, një aspekt ligjor që sipas saj duhet të respektohet nga TikTok-u. Në anën tjetër, Mentor Hoxhaj, drejtor i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, ka shprehur shqetësimin se përdoruesit në Kosovë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme për keqpërdorimin e të dhënave të tyre.
“Kosova është vend evropian i cili është duke zbatuar rregullativën evropiane që është rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale e në fakt që është transformim i kësaj rregullore në ligjin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale. Normalisht të gjitha standardet të cilat vendosin në nivelin evropian që zbatojnë këtë rregullativë do të thotë ato shtete që zbatojnë këtë rregullativë evropiane edhe ne i kemi instaluar ato standarde në sistemin tonë. Për sa i përket çështjes së Tik -Tok-ut ne kemi filluar komunikimin qysh se në vitin 2022 me Tik –Tok-un. Kemi arritur që t’i përkthejmë politikat e privatësisë në gjuhën shqipe që nuk i ka pas Tik –Tok-u e që është një kriter ligjor që me patjetër duhet të zbatohet. Kjo është e para dhe e dyta është që ne kemi arritur që moshën që ka pas Tik- Tok-u për qasje 13 vjeçare ta harmonizojmë me legjislacionin tonë që është mosha e rritur mosha 16 vjeçare, prandaj edhe në rastet e hapjes, mbylljes qëndrimi jonë si agjenci në fakt do jetë krahas vendimeve dhe standardeve që bën edhe Bashkimi Evropian me vendet e Evropës meqë edhe e zbatojmë të njëjtën rregullativë ligjore”, ka thënë Sogojeva.
Lexo: Kompjuteri VS Libri! Ja se kush superon
Sogojeva më tej ka theksuar se edhe pse më parë nuk kanë pasur informacione rreth kësaj çështje, janë në komunikim me Tik –Toku-n për ta parë mundësinë e një ndërlidhësi zyrtar dhe çështja se a do të ndalohet Tik Toku apo jo nuk është çështje që i përket agjencisë.
“Ne nuk kemi pasur asnjë informacion deri më tani rreth kësaj çështje. Ne politikat i vendosim varësisht në atë së si do veprojë edhe Bashkimi Evropian. Ne jemi në komunikim me Tik –Toku-n njëherë përnjëherë për ta parë mundësinë e një ndërlidhësi zyrtar dhe çështja se a do të ndalohet Tik Toku apo jo nuk është çështje që i përket agjencisë por është çështje e nivelit të institucioneve shtetërore të gjithave bashkë normalisht ne si agjenci i japim edhe rekomandimet tona për shkeljet e mundshme të të dhënave personale që mund të ndodhin nga përdorimi i kësaj platforme”, ka thënë Sogojeva.
Se si janë procedurat e mbylljes dhe se a jemi ne si shtet në një stad kur vërtetë duhet të mbyllet, ose jo platforma Tik-Tok, Sogojeva-Dermaku ka thënë se kjo vendoset në nivele më të larta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.