Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Papa Françesku do të marrë pjesë për herë të parë në një takim të G7, ka njoftuar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Bëhet e ditur se samiti i kryesuar nga Italia do të zhvillohet me 13-15 qershor në Borgo Egnazia, Pulia, ndërsa pjesëmarrja e Papës u konfirmua nga Selia e Shenjtë.

Meloni e cila aktualisht kryeson G7, në samitin e qershorit do të presë liderë nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Japonia dhe SHBA-ja.

Me anë të një videoje, kryeministrja italiane njoftoi se Françesku do të jetë Papa i parë që do të marrë pjesë në një samit të G7 kushtuar Al euronews

G7 do të përballet me atë që shumë njerëz, dhe jo gabimisht, besojnë se është sfida më e madhe e kësaj epoke, domethënë Inteligjenca Artificiale, teknologji kjo që gjeneron mundësi të mëdha, por sjell me vete edhe rreziqe”, tha Meloni.

Papa Françesku ka bërë thirrje për një traktat ndërkombëtar për të siguruar që Al të zhvillohet dhe përdoret për qëllime të mira.

“Angazhimi ynë është të zhvillojmë mekanizma qeverisës për të siguruar që Al të jetë e përqendruar dhe e kontrolluar nga njeriu”, shpjegoi Meloni.

Edhe pse Al ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës falë përparimeve të sistemeve si ChatGPT, teknologjia edhe ka rritur frikën për rreziqet që mund të sjellë me vete.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0