Cilat janë gjërat që njerëzit e lumtur i kanë prioritet? Zbuloni nëse jeni prej tyre - Business Magazine Albania

Cilat janë gjërat që njerëzit e lumtur i kanë prioritet? Zbuloni nëse jeni prej tyre

Arthur C. Brook është autor i disa librave, por njëherësh edhe pedagog i lëndës së lumturisë në Univeristetin e Harvardit. Në librin e tij të fundit me bashkëautore, Oprah Winfrey, dyshja shpjegojnë se qëllimi në jetë nuk duhet të jetë arritja e lumturisë, por përpjekja për ta gjetur atë. Lumturia sipas ekspertëve nuk është një destinacion, por një qëllim që duhet ta synoni.

Nuk është thjesht: “Shko bëhu i lumtur”. Kjo është shumë e përgjithshme,” u shpreh Brooks në një episod të podkastit “Ten percent happier with Dan Harris”. “Unë flas për pjesët më të vogla, pra makronutrientët e lumturisë.”

Njerëzit e lumtur gëzojnë jetën e tyre! Ata marrin shumë kënaqësi në aktivitetet e tyre dhe kanë një ndjenjë kuptimi për gjithçka që i rrethon duke nisur edhe nga ushqimet e pasura me karbohidrate apo proteina, që ata i shijojnë aq shumë.

3 “nën pjesët e lumturisë”
-Kënaqësia-Kënaqësi

-Qëllimi

#1 Kënaqësia

Njerëzit shpesh mendojnë se kënaqësia është thjesht një gjendje dhe ndjekja e vazhdueshme e saj është një tentativë e tmerrshme për t’u ndjerë të plotësuar në jetë. Ajo që duhet të bëni, nuk është të hiqni qafe burimet e kënaqësisë, por të shtoni gjërat që ju japin kënaqësi.

Lexo: Për çfarë po investon aktualisht Google 600 milionë euro?

#2 Kënaqësi

Kënaqësia është gëzimi dhe shpërblimi që merrni pasi luftoni për diçka. Ne si njerëz, duhet të luftojmë, të përpiqemi, të sakrifikojmë sepse vetëm kështu gjërat në jetë bëhen më të vlefshme dhe ne ndjejmë realisht rëndësinë e tyre. Kjo ndryshe quhet kënaqësi!

#3 Qëllimi

Qëllimi është një ndjenjë e tipit se jeta juaj ka kuptim për një gjë të caktuar. Mund të jetë familja, karriera, shoqëria, çdo qasje është individuale mjafton që të jetë qëllim për t’u arritur dhe për t’u ndjerë të përmbushur dhe të lumtur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0