E hëna e tretë e janarit, e cila këtë vit është data 15 njihet ndërkombëtarisht si “E Hëna Blu” apo dita më e trishtë e vitit për banorët e hemisferës veriore. Kjo datë u përcaktua në vitin 2005 nga një llogaritje matematikore nga Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili kombinoi disa variabla si moti i zymtë dhe i ftohtë, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në Krishtlindje dhe rënia e motivimit pas pushimeve.
Megjithatë, disa shkencëtarë e kanë quajtur formulën e Arnall-it si “farsë dhe pa bazë shkencore”. Le të shohim pse. Në një artikull të botuar në “The Guardian” që në vitin 2012, neuroshkencëtari Dean Burnett e përcaktoi formulën e Arnall si “qesharake”, sepse variablat janë “arbitrare, të pamundura për t’u llogaritur dhe kryesisht të papajtueshme me njëra-tjetrën”. Për më tepër, sipas tij, llogaritja e Arnall do të lindte nga një bashkëpunim me kompaninë e udhëtimeve Sky Travel, e cila përdori formulën për një fushatë reklamuese.
Mirëpo, pavarësisht dyshimeve që e shoqërojnë prej vitesh, “E Hëna Blu” është kthyer në një traditë të tillë, saqë çdo të hënë të tretë të janarit qarkullon hashtagu në rrjetet sociale ndërsa ekspertët japin këshilla sesi të përballeni me të.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.