Ligji i ri për turizmin, taksim edhe për apartamentet dhe vilat - Business Magazine Albania

Ligji i ri për turizmin, taksim edhe për apartamentet dhe vilat

Ligji i ri i miratuar ditën e enjte nga Qeveria Shqiptare duket që është mirëpritur nga administratorët e njësive akomoduese që operojnë në qarkun e Gjirokastrës. Sipas tyre, ndryshimet e ligjit në këtë sektor do të ulin informalitetin dhe konkurencën e pandershme.

Normalisht duhen që të regjistrohen që të gjitha,  pasi në të kundërt do të detyrohemi ne të vendosim çmime” shprehet administratori i hotelit”, Servet Golemi

Jo vetëm të jemi si subjekte përfitues nga bonuset që na jepet, por duhet të pranojmë edhe detyrimet që janë, jo vetëm sistemit fiskal, por edhe ndaj tyre për të rritur standartin për turistët”, shprehet administratori i hotelit Vasillaq Nikolla.

Admnistratorët e njësive akomoduese tregojnë se përgatitjet për sezonin turistik kanë filluar që në vitin e kaluar.

Ndërkaq nga një vështrim i Web-siteve të kompanive internacionale të prenotimit dhe akomodimit Tripadvisor dhe Booking, konstatohen rreth 140 subjekte akomoduse në bashkinë Gjirokastër, pa përfshirë në këtë numër bashkitë fqinje: Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Dropull dhe Libohovë.

Po ashtu konstatohet se nga numri i vizitorëve dhe turistëve që hyjnë në territorin e qarkut me 7 bashki, rreth 80 % e tyre vizitojnë qytetin e Gjirokastrës dhe 14 % Përmetin, 4 % Tepelenën dhe rreth 2 % bashkitë e tjera: Këlcyrë, Dropull, Libohovë dhe Memaliaj.

Taksimi i apartamenteve dhe vilave

Ligji i ri për turizmin pritet të sjellë ndryshime domethënëse në koncepte në raport me ligjin e 2015-s. Në tetor 2023 kur drafti i parë u publikua për konsultim specifikohej taksimi i apartamenteve dhe vilave.

Në atë kohë te strukturat ishin shtuar edhe disa të reja të tilla. Konkretisht në renditjen e strukturave akomoduese ligji saktësonte disa njësi.

“Apartament” është njësi banimi, e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, e përbërë minimalisht nga një dhomë ndenje ose kuzhinë, një ose më shumë dhoma gjumi dhe me të paktën një tualet.”

“Bllok apartamentesh” janë dy ose më shumë apartamente të cilat menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

“Dhomë” nënkupton një njësi të veçantë të një ndërtese rezidenciale / biznesi ose e një ndërtese banimi, në të cilin ofrohet shërbimi i akomodimit për turistët.

“Vilë” është një ndërtesë e veçantë me oborr dhe hapësirë kopshti e destinuar për të ofruar shërbime akomodimi për turistët, në zona turistike.

“Hotel Trashëgimi Kulturore” është një strukturë akomoduese e vendosur në objekte të trashëgimisë kulturore, të njohura nga organet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

“Hotel i shpërndarë” është një strukturë akomoduese, i cili ofron shërbimet e mikpritjes për vizitorët, i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, ekzistuese, afër njëra tjetrës, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik” thuhet në ligj.

Drafti parashikonte që çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që brenda 30 ditëve nga regjistrimi në QKR të paraqitet tek ministria përgjegjëse për turizmin me kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi.

“Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0